VIDEO/ Prokuroria jep detaje për sekuestrimin e 136 kg drogë që u trafikua nga Shqipëria. Zbulohet destinacioni i lëndës narkotike
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje për aksionin e koduar “Kufiri 2”, gjatë të cilit janë sekuestruar rreth 136 kilogramë substancë narkotike e dyshuar si marihuanë dhe janë ndaluar tre persona.Sipas njoftimit të Prokurorisë, operacioni është zhvilluar të premten në autostradën “Arbën Xh...

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin për posedim dhe trafikim të 136 kilogramëve substancë narkotike të llojit marihuanë, në një operacion policor të zhvilluar të premten në autostradën “Arbën Xhaferi”, në afërsi të fshatit Doganaj në Kaçanik.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka njoftuar se në këtë rast dyshohet të jetë i përfshirë edhe një zyrtar policor.
Gjatë operacionit, sipas Sveçlës, janë sekuestruar edhe tri vetura, një motor me katër rrota dhe 680 euro para të gatshme.
Ministri ka bërë të ditur se gjatë aksionit njëra nga veturat e dyshuara ka tentuar t'i ikë Policisë, duke shkaktuar aksidente trafiku. Për ta ndaluar atë, zyrtarët policorë janë detyruar të përdorin edhe armët e zjarrit.
“Njëra nga veturat e përfshira në këtë rast ngre dyshime për implikimin e një zyrtari policor në këtë veprimtari kriminale. Inspektorati Policor i Kosovës është angazhuar për të hetuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat e rastit”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Ai ka theksuar se nuk do të tolerohet përfshirja e asnjë zyrtari policor në veprimtari kriminale dhe se institucionet do të angazhohen për të ruajtur besimin e qytetarëve në Policinë e Kosovës.
“Besimin e qytetarëve në Policinë e Kosovës do ta ruajmë dhe forcojmë përmes angazhimit të vazhdueshëm duke pastruar nga radhët e saj çdo individ të lidhur me krimin. Asnjë individ apo zyrtar nuk do të tolerohet të shkelë ligjin, e aq më pak të përfshihet në veprimtari kriminale që helmojnë rininë tonë”, ka deklaruar Sveçla.
Reagon Prokuroria:
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje për aksionin e koduar “Kufiri 2”, gjatë të cilit janë sekuestruar rreth 136 kilogramë substancë narkotike e dyshuar si marihuanë dhe janë ndaluar tre persona.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, operacioni është zhvilluar të premten në autostradën “Arbën Xhaferi”, afër daljes në Doganaj të Kaçanikut, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, tre të dyshuar janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Ndërkaq, një person tjetër i dyshuar për përfshirje në këtë rast gjendet në arrati. Prokuroria ka bërë të ditur gjithashtu se ekzistojnë dyshime për përfshirjen e një zyrtari policor, ndaj të cilit janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale.
Sipas informacioneve fillestare të siguruara gjatë hetimeve, të dyshuarit janë shtetas të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut.
Ata dyshohet se kishin për qëllim transportimin, shitjen dhe shpërndarjen e marihuanës nga Shqipëria, përmes territorit të Kosovës dhe më pas në Maqedoninë e Veriut, me destinacion përfundimtar Turqinë.
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, me qëllim të ndriçimit të plotë të rastit dhe identifikimit të të gjithë personave të dyshuar.
Po ashtu, brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit do t'i paraqesë gjykatës kompetente kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve.
Lexo edhe
AKTUALITET
Xhensila Myrtezaj reagon pas akuzave nga Prokuroria për evazion fiskal: Po njolloset emri im, çdo të ardhur e kam me faturë

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, kalon për gjykim dosjen

Përplasje me armë zjarri në Itali, ekzekutohet shqiptari

Banorët e lagjes "18 Shtatori" në Gjirokastër denoncojnë zhurmën nga lokalet: Kërkojnë ndërhyrjen e policisë

Nga qelia në Angli i riu shqiptar ka një mesazh: Ngrijeni flamurin nesër, mos u dorëzoni





