Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gara për Tiranën/ Adriatik Lapaj konfirmon mbështetjen për Florjan Binajn: Uroj që të mos tërhiqen të tjerë... VIDEO/ Situatë alarmante në zonën e ish-Kënetës në Durrës, mbeturinat kthehen në burim infeksioni E rëndë në Shkodër, humb jetën 34-vjeçari me detyrë elektricist  Ish-“skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para për të qenë në emisionet ,... Mediat greke jehonë arrestimit të grabitësit të bankave/ Nga 28 grabitjet e dyshuara në Greqi te 75 mijë eu... Aksident në aksin rrugor Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua nga përplasja e dy automjeteve, vijo... Dita e 163 e revoltës! Qytetarët në protestë para Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Ramës Pasqyra e qeverisë e çon inflacionin në nivele rekord Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu jep dorëheqjen Gjurmime të krimit në Shqipëri dhe vende të huaja, ja çfarë kishin 9 diagramat e SHISH që u gjendën te Ergy... Përplasje mes disa automjeteve në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, policia në vendngjarje Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Veliaj në gjendje kritike
AKTUALITET

Klodiana Lala për përplasjen Rama-Veliaj: Ka një fërkim mes tyre, por jo për shkak të akuzave

P
Piranjat 9 November 2026, 22:30 · 2 min lexim
Klodiana Lala për përplasjen Rama-Veliaj: Ka një fërkim mes

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar përplasjet mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke u shprehur se tensionet mes tyre mund të lidhen edhe me arsye të tjera politike, veçanërisht me afrimin e zgjedhjeve. Sipas Lalës, fërkimi mes dy figurave nuk lidhet domosdoshmërisht me çështjet penale, por edhe me ndikimin që ka Bashkia e Tiranës. Ajo theksoi se humbja e kontrollit mbi bashkinë do të nënkuptonte humbjen e një pushteti të rëndësishëm financiar dhe politik.

Gazetarja u ndal edhe te transferimi i Veliajt nga paraburgimi në burgun e Fierit, duke e cilësuar atë të panevojshëm. Lala kundërshtoi gjithashtu përpjekjet për ta paraqitur kryebashkiakun si të burgosur politik, ndërsa kritikoi mënyrën se si Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e justifikoi transferimin me argumentin se bëhej fjalë për një sekret shtetëror.

“Ka një fërkim mes Veliajt dhe kryeministrit, që nuk besoj se vjen për çështje të akuzave, por për arsye të tjera, për më tepër që po afrohen zgjedhjet. Dihet që nëse ikën Bashkia e Tiranës, ikën edhe pushteti financiar dhe ndikimi”, u shpreh Lala.

 Më tej, ajo deklaroi se nuk qëndron përpjekja për ta trajtuar Veliajn si të burgosur politik, por shtoi se transferimi i tij në burgun e Fierit nuk ishte i nevojshëm.

 “Përpjekja për ta trajtuar Veliajn si të burgosur politik nuk qëndron. Megjithatë, transferimi i tij në burgun e Fierit ishte i panevojshëm. Përpjekja për të thënë se është sekret i madh shtetëror, mendoj se ishte një urdhër i Ramës dhe një budallallëk i drejtoreshës së Burgjeve. Ajo e ka të drejtën ligjore të transferojë çdo të burgosur apo të dënuar kur mendon se kjo përputhet me nevojat. Nuk kishte nevojë të tregonte përralla sikur transferimi ishte sekret shtetëror”, deklaroi gazetarja.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.