Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Larje hesapesh/ Detaje të reja nga ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, autori ikën me skuter Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, përplaset për vdekje 64-vjeçari Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë për zgjedhje... Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd... Tritoli në lokalin e Noizyt/ Babai i këngëtarit në GJKKO: Na provokuan një ditë para shpërthimit Sondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të Tr...
KOSOVA

Edhe pulat nga Tajlanda/ 197 tonë mish përmes Kosovës, raporti i KE ngre pikëpyetje për kontrollet

P
Piranjat26 September 2026, 17:26 · 3 min lexim
Edhe pulat nga Tajlanda/ 197 tonë mish përmes Kosovës, raporti i

Shqiptarët konsumojnë mish pule nga Tajlanda. Që prej 3 shtatorit, BE-ja dhe vendi ynë kanë ndaluar importin e disa kategorive të mishit nga Brazili, ndërsa fabrikat e sallamit duket se kanë gjetur një treg të ri furnizimi në Tajlandë.

Që prej vitit 2025, Ministria e Bujqësisë i ka hapur dyert importit të mishit të pulës nga Tajlanda, duke specifikuar se do të lejohen vetëm produktet që vijnë nga stabilimente të certifikuara për eksport në Bashkimin Europian. Por ajo që bie në sy është se i gjithë mishi tajlandez, rreth 197 tonë, rrugën për të mbërritur në vendin tonë e ka gjetur përmes Kosovës, si rieksport.

Ky treg i ri nuk rezulton gjithmonë pa problematika . Në qershor të këtij viti, Komisioni Europian, gjatë një auditimi në Tajlandë, evidentoi një sërë mangësish në sistemin e kontrollit të prodhimit të mishit të shpendëve mbi kushtet higjenike.

“Komisioni konstatoi se, në pothuajse të gjitha stabilimentet e vizituara, karkasat me kontaminim fekal dërgoheshin për ripërpunim. Sipas raportit, mënyra e transferimit të këtyre karkasave, në disa raste, paraqiste rrezik serioz për përhapjen e kontaminimit fekal”.

Problemet vijonin edhe gjatë procesit të ripërpunimit.

“Karkasat e dyshuara si të papërshtatshme dërgoheshin në një zonë tjetër, ku punonjësit e thertores prisnin pjesët e prekura, i lanin me ujë dhe vendosnin nëse pjesë të mishit ishin të përshtatshme për konsum”.

Një tjetër problem serioz i evidentuar në raport lidhet me ndarjen dhe gjurmueshmërinë e produkteve të destinuara për tregun e BE-së nga ato që nuk ishin të destinuara për këtë treg.

“Akoma më rëndë, në një stabiliment u konstatuan produkte prej mishi shpendësh të destinuara për eksport në BE, të cilat ishin prodhuar duke përdorur mish të grirë të siguruar nga një stabiliment që nuk ishte i autorizuar për eksport në Bashkimin Europian.”

Raporti ngre pikëpyetje serioze mbi funksionimin e sistemit të kontrollit dhe certifikimit të mishit të shpendëve që eksportohet nga Tajlanda drejt tregut europian. Për këtë arsye, autoritetet shqiptare, Ministria e Bujqësisë dhe AKU-ja, duhet të verifikojnë me kujdes origjinën, gjurmueshmërinë dhe sigurinë e produkteve që hyjnë në Shqipëri.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.