Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gara për Tiranën/ Adriatik Lapaj konfirmon mbështetjen për Florjan Binajn: Uroj që të mos tërhiqen të tjerë... VIDEO/ Situatë alarmante në zonën e ish-Kënetës në Durrës, mbeturinat kthehen në burim infeksioni E rëndë në Shkodër, humb jetën 34-vjeçari me detyrë elektricist  Ish-“skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para për të qenë në emisionet ,... Mediat greke jehonë arrestimit të grabitësit të bankave/ Nga 28 grabitjet e dyshuara në Greqi te 75 mijë eu... Aksident në aksin rrugor Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua nga përplasja e dy automjeteve, vijo... Dita e 163 e revoltës! Qytetarët në protestë para Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Ramës Pasqyra e qeverisë e çon inflacionin në nivele rekord Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu jep dorëheqjen Gjurmime të krimit në Shqipëri dhe vende të huaja, ja çfarë kishin 9 diagramat e SHISH që u gjendën te Ergy... Përplasje mes disa automjeteve në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, policia në vendngjarje Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Veliaj në gjendje kritike
KOSOVA

Rama zhgënjen Kosovën, asnjë fjalë për UÇK-në në fjalimin para OKB-së

P
Piranjat25 September 2026, 21:57 · 3 min lexim
Rama zhgënjen Kosovën, asnjë fjalë për

Në Kosovë kishte një pritshëmri të lartë se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do t’i kushtonte hapësirë në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së asaj që ndodhi me vendimin e Gjykatës Speciale të Hagës për ish-krerët e UÇK-së.

Mediat kryesore të Prishtinës kishin sot tituj si ky i Klan Kosova: “Rama mban sot fjalim në AP të OKB-së: A do të flasë për UÇK-në?”.

“Me kërshëri pritet nëse në fjalën e tij kryeministri do të përfshijë edhe çështjen e liderëve të UÇK-së” – shkruan Telegrafi.

Por Rama i zhgënjeu të gjithë.

Fjala e tij 22-minutëshe nuk i përmbajti fare fjalët: “Kosovë”, “UÇK” apo “Gjykatë Speciale”. Shqetësimi më i madh i tij ishte Inteligjenca Artificiale dhe më pas “Revolucioni i Flamingove”.

Kjo ka shkaktuar menjëherë reagimin e mediave të Kosovës.

“Kosova pa zë në OKB, Rama flet për inteligjencën artificiale” është titulli i Koha.net.

“Në asnjë rast të vetëm Kosova nuk është përmendur në fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të premten. Për rreth 20 minuta Rama ka folur për inteligjencën artificiale, rreziqet nga ajo dhe ka bërë thirrje për marrëveshje ndërkombëtare për “AI sovrane dhe demokratike” – thuhet në shkrim.

“Edi Rama nuk e përmendi në OKB dënimin e drejtuesve të UÇK-së” – e titullon shkrimin e saj “Kosovapress”.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk e ka përmendur fare dënimin ndaj ish-krerëve të UCK-së në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Fjala e Ramës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së u përqendrua tek inteligjenca artificiale, ku e përmendi edhe ‘’ministren Diella’’, por jo edhe dënimin ndaj krerëve të UÇK-së” – thuhet në shkrim.

Edhe media tjetër e Kosovës, “Bota Sot” i mëshon faktit se “Edi Rama nuk e përmendi në OKB dënimin e drejtuesve të UÇK-së”. Sipas saj Rama e kishte quajtur “marre” dënimin, por fjalën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së e përqendroi “te inteligjenca artificiale, ku e përmendi edhe ‘’ministren Diella’’, por jo edhe dënimin ndaj krerëve të UÇK-së”.

Në një aktivitet të mëhershëm Rama akuzoi Joe Biden dhe SHBA-të se e tradhtuan Hashim Thaçin. Në fund ishte dhe vetë ai që e braktisi “komandantin” duke mos e përmendur në një nga aulat më të rëndësishme të botës. /Lapsi/

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.