Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Larje hesapesh/ Detaje të reja nga ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, autori ikën me skuter Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, përplaset për vdekje 64-vjeçari Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë për zgjedhje... Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd... Tritoli në lokalin e Noizyt/ Babai i këngëtarit në GJKKO: Na provokuan një ditë para shpërthimit Sondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të Tr...
AKTUALITET

Larje hesapesh/ Detaje të reja nga ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, autori ikën me skuter

  Një 39-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Orihuela Costa të Spanjës. Ngjarja dyshohet se lidhet me një larje hesapesh, ndërsa autori i krimit është larguar nga...

P
Piranjat10 November 2026, 19:47 · 2 min lexim
Larje hesapesh/ Detaje të reja nga ekzekutimi i shqiptarit në

 

Një 39-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Orihuela Costa të Spanjës. Ngjarja dyshohet se lidhet me një larje hesapesh, ndërsa autori i krimit është larguar nga vendi i ngjarjes me monopatinë elektrike.

Sipas medias spanjolle ‘Información’, ngjarja ka ndodhur pak para orës 13:00 të së martës, në kompleksin sportiv dhe të argëtimit ‘Playa Flamenca Sport Club’, në zonën e Playa Flamenca, në Orihuela Costa.

Viktima, me origjinë shqiptare, ndodhej në tarracën e një lokali brenda kompleksit, kur një person është afruar dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur.

Pas atentatit, autori është larguar me monopatinë elektrike, sipas dëshmive të personave që ndodheshin në vendngjarje.

Në vendin e krimit kanë mbërritur efektivë të Guardia Civil, pas njoftimit nga Policia Lokale e Orihuelës.

Hetimet po kryhen nga agjentët e Policisë Gjyqësore dhe ekspertët e Laboratorit të Kriminalistikës, të cilët kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes për të zbardhur rrethanat e vrasjes.

Në kompleksin sportiv ka mbërritur edhe një ambulancë e shërbimit të urgjencës SAMU, por ekipi mjekësor nuk ka mundur ta shpëtojë 39-vjeçarin dhe vetëm ka konstatuar vdekjen e tij.

Trupi i viktimës është gjetur pranë tarracës së lokalit. Autoritetet gjyqësore kanë urdhëruar transportimin e tij në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Alicante, ku të mërkurën pritet të kryhet autopsia.

Guardia Civil vijon kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa motivet e atentatit mbeten nën hetim.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.