'Isha në një festë në Shqipëri...'/ Violinisti shqiptar u kap me 1 mln euro kokainë, gjykata e dënon me burg dhe gjobë të majme
Të premten, më 9 tetor, gjykata e Nicës në Francë dënoi një muzikant me katër vjet burg, një prej të cilave ...
Të premten, më 9 tetor, gjykata e Nicës në Francë dënoi një muzikant me katër vjet burg, një prej të cilave ...
Një aksident u regjistrua mbrëmjen e sotme në lagjen 18 Shtatori pranë Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës, kur ...
Tre persona të armatosur janë arrestuar dje në Lezhë, pasi dyshohet se po përgatiteshin të kryenin një vrasje. Operacioni i ...
Evropa kundër afrimit Trump-Putin për naftën ruse, Brukseli, Berlini dhe Londra këmbëngulin te sanksionet ndaj Moskës Një me...
Pasditen e nxehtë të 26 gushtit, ndërsa dielli po perëndonte mbi plazhin e Durrësit, një Audi i zi u bllokua nga disa makina t&eum...
Me dy vendime të njëpasnjëshme brenda një jave, kryeministri Edi Rama ka vendosur t’i heqë Bashkisë së Tiranës k...
Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar në Capriolo të Italisë, pasi tentoi t’i shpëtonte kontrollit të kara...
Deputetja socialiste Ogerta Manastirliu rezulton me doktoraturë plagjiaturë. Punimi i saj me titull “Krahasimi i monitorimeve të mjedisit n...
Për 4 puntata me radhë, që mbajnë datat 27 shkurt, 6 mars, 20 mars dhe 27 mars 2026, trajtuam dhe hodhëm dritë mbi historinë ...
Në korrik të këtij viti, në media u raportua se “vila e partisë” në fshatin Mborje të Korçës ishte dj...
Profesori amerikan, Edward Joseph, ka folur për ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara që janë aprovuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe për kritikat që janë bërë në drejtim të Kosovës nga BE dhe shtete anëtare.
Joseph ka thënë se Brukseli zyrtar nuk i ka menaxhuar në mënyrë të duhur kritikat sa i përket Ligjit të ri për Gjykatën Speciale dhe sipas tij, shqetësimet do të duhej të ngriheshin privatisht në vend që të bëhej reagim publike për mosrespektim të obligimeve ndaj BE-së.
Në këtë pikë, Joseph kujton funeralin e Ratko Mlladiqit në Serbi që është përkrahur nga shteti serb e që BE s’ka ndërmarrë asnjë veprim.
“BE-ja i ka trajtuar në mënyrë të gabuar shqetësimet e saj lidhur me Ligjin e ri të Kosovës për Dhomat e Specializuara. Brukseli duhej t’i ngrinte këto shqetësime në mënyrë private, në vend që ta akuzonte publikisht Kosovën për mosrespektim të “obligimeve ndaj BE-së”. Brukseli nuk ka ndërmarrë asgjë konkrete lidhur me funeralin e Ratko Mlladiqit, të mbështetur nga shteti – kriminelit më të rëndë të luftës në Ballkan – ndërkohë që Serbia është vend kandidat për anëtarësim në BE”, ka thënë profesori amerikan i John Hopkins University, në një intervistë për Gazetën Express.
Për shkak të mungesës së pasojave që lidhen me funeralin e Mlladiqit dhe për shkak të reagimeve festive në Beograd për dënimin e Thaçit dhe të tjerëve, Joseph thotë se BE-ja do të duhej të tregohej më e ndjeshme sa i përket trajtimit të Ligjit për Gjykatën Speciale.
“Mungesa e pasojave për Serbinë lidhur me funeralin e Mlladiqit si dhe reagimet festuese në Beograd ndaj aktgjykimeve të Dhomave të Specializuara kërkonin shumë më tepër ndjeshmëri në trajtimin e ligjit të Kosovës”, ka thënë Joseph për Express.
Ai tutje ka thënë se Gjykata Speciale s’është e imunizuar ndaj kritikave, teksa kujton faktin që dënimet ndaj katërshes së UÇK’së janë shumë më të mëdha krahasuar me dënimet e dhënga nga Tribunali i Hagës për krime shumë më të rënda.
“Dhomat e Specializuara nuk janë të imunizuara ndaj kritikave. Dënimet e shqiptuara ndaj katër ish-udhëheqësve të UÇK-së, përfshirë ish-presidentin Thaçi, janë tejet joproporcionale krahasuar me dënimet e dhëna nga Tribunali i Hagës për krime shumë më të rënda”, ka shtuar Joseph tutje.
Në fund, ai thotë se BE në vend të kritikave të ashpëra publike, ka mundur t’i ndaj shqetësimet sa i përket Ligjit në mënyrë private.
Qeveria e Kosovës ka thënë se prania e Milan Radoiçiqit në një tubim zgjedhor të listës së udhëhequr nga ish...
Doganierët e Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare të Bogorodicës kanë zbuluar një përpjekje për të...
Policia e Kosovës ka bastisur shtëpitë dhe pronat e 38-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e bashkëshortes dhe vëllait t&e...
Autoritetet në Kosovë e kanë dërguar në paraburgim një burrë nën dyshimin për vrasjen e dy personave dhe plagosjen ...
Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, ka thënë të premten në Tiranë se Shtetet e Bashkuara duhet ta përqendrojnë politikë...
Ambasada amerikane në Prishtinë ka mirëpritur zgjedhjen e Justinа Shiroka Pulës në postin e presidentes së Republikës së...
Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh për biznesmenin Valon Lluka, ish-drejtues i kompanisë Ma...
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka bërë të ditur se autoritetet serbe ua kanë ndaluar hyrjen në Serbi tri deputeteve të...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik këtë të premte, ku një konflikt familjar ka përfunduar me dy të v...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të presidentit serb Aleksandër Vu&cc...