Ky është kushti që Kurti i ka vendosur Hamzës për ligjin e Gjykatës Speciale

Bisedimet mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, kanë ngecur gjatë takimit të sotëm për shkak të mospajtimeve mbi radhën e procedurave parlamentare për miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.
Gazeta Express mëson nga burime brenda bisedimeve se kryeministri Kurti ka kërkuar që projektligji për Specialen të miratohet fillimisht vetëm në lexim të parë, më pas Kuvendi të kalojë në seancën për zgjedhjen e Presidentit, e tek në fund të procedohet leximi i dytë i projektligjit.
Këtë formulë e ka refuzuar kreu i PDK-së, Bedri Hamza, i cili ka insistuar se ndryshimet ligjore duhet të marrin miratimin e plotë në të dyja leximet përpara se partia e tij të përfshihet në procesin e zgjedhjes së Presidentit.
Po sipas të njëjtave burime, PDK-ja nuk po kërkon që kandidati për kreun e shtetit të jetë nga radhët e saj dhe Hamza i ka bërë të ditur Kurtit se është i hapur për propozimet e mazhorancës, me kushtin që procedura ligjore për Dhomat e Specializuara të përmbyllet tërësisht përpara votimit.
Lexo edhe
KOSOVA
Qeveria e Kosovës i përgjigjet Kuvendit: S’ka pengesa ligjore për nismën e ndryshimit të Ligjit për Specialen

Qeveria dërgon në Kuvend përgjigjen për ndryshimin e Ligjit për Specialen

Mesazh i fortë nga Uashingtoni për Kurtin: Uluni në negociata dhe zgjidhni Presidentin

Protestuesit gjuajnë mjete piroteknike tek Ministria e Drejtësisë

Përleshje me thika në Zvicër, plagoset 24-vjeçari shqiptar; arrestohen 3 persona

Kosovë/ Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti takohet për herë të parë me Trumpin: SHBA, aleati kryesor i Kosovës

Kurti dhe Hamza takohen sot, në fokus ligji për Specialen dhe zgjedhja e presidentit




