Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident në Elbasan! Makina përplas të moshuarin, këmbësori pëson plagë të rënda Kombëtarja U-21/ Trajneri Bushi: Spanja kundërshtar i nivelit të lartë, do të luf*ojmë me shpirt e zemër... Sonte përballja e titanëve europianë Gjermani-Holandë ‘Japin pak dhe marrin shumë’/ Zhupa: Buxheti i Ramës, mekanizëm për vjedhje dhe blerje votash Pastrim parash në bashkëpunim dhe më shumë se një herë/ Igli Tare mes emrave në dosjen e dorëzuar për gjyki... Dosja Balluku në gjykatë/ Kush janë 25 personat dhe dy kompanitë e tjera të pandehura nga SPAK? 10 tenderat... REL: Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, gabim njerëzor apo provokim ndaj Kosovës? UEFA po shqyrton kandidaturën e Luis Figos kundër Infantinos për president të FIFA-s Ndryshoi pamjen dhe mori identitetin e motrës, si u zbulua grabitësi në Turqi SPAK dërgon për gjykim dosjen penale ndaj Belinda Ballukut Asambleja e PS/ Rama kërkoi përjashtimin e Spiopalit dhe Ndrecës, Petro Koçi shënjestron Ballukun: Vendimi ... Moti i keq/ Reshjet e shiut përfshijnë Kukësin, rënie gurësh dhe intertesh në rrugët nacionale
KOSOVA

Qeveria dërgon në Kuvend përgjigjen për ndryshimin e Ligjit për Specialen

P
Piranjat 2 October 2026, 22:55 · 1 min lexim
Qeveria dërgon në Kuvend përgjigjen për ndryshimin e Ligjit

Qeveria e Kosovës ka çuar në Kuvend përgjigjen lidhur me kërkesën për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Në një njoftim për media, Qeveria ka bërë të ditur se vendimi është miratuar në mbledhjen elektronike të mbajtur të premten.

Përgjigjja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor për përputhshmërinë e projektligjit me acquis të Bashkimit Evropian, vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor lidhur me përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka: Miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës me nr. Prot.1108 të datës 23.09.2026, për Nismën legjislative për “Projektligjin Nr. 11/L- 001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, për të dhënë vlerësimin që përfshin: opinionin ligjor të përputhshmërisë me acquis të BE-së; vlerësimin e ndikimit buxhetor; dhe, opinionin ligjor lidhur me përmbajtjen e projektligjit në fjalë”, thuhet në njoftim.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.