Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident në Elbasan! Makina përplas të moshuarin, këmbësori pëson plagë të rënda Kombëtarja U-21/ Trajneri Bushi: Spanja kundërshtar i nivelit të lartë, do të luf*ojmë me shpirt e zemër... Sonte përballja e titanëve europianë Gjermani-Holandë ‘Japin pak dhe marrin shumë’/ Zhupa: Buxheti i Ramës, mekanizëm për vjedhje dhe blerje votash Pastrim parash në bashkëpunim dhe më shumë se një herë/ Igli Tare mes emrave në dosjen e dorëzuar për gjyki... Dosja Balluku në gjykatë/ Kush janë 25 personat dhe dy kompanitë e tjera të pandehura nga SPAK? 10 tenderat... REL: Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, gabim njerëzor apo provokim ndaj Kosovës? UEFA po shqyrton kandidaturën e Luis Figos kundër Infantinos për president të FIFA-s Ndryshoi pamjen dhe mori identitetin e motrës, si u zbulua grabitësi në Turqi SPAK dërgon për gjykim dosjen penale ndaj Belinda Ballukut Asambleja e PS/ Rama kërkoi përjashtimin e Spiopalit dhe Ndrecës, Petro Koçi shënjestron Ballukun: Vendimi ... Moti i keq/ Reshjet e shiut përfshijnë Kukësin, rënie gurësh dhe intertesh në rrugët nacionale
KOSOVA

Përleshje me thika në Zvicër, plagoset 24-vjeçari shqiptar; arrestohen 3 persona

P
Piranjat 2 October 2026, 18:20 · 1 min lexim
Përleshje me thika në Zvicër, plagoset 24-vjeçari

Një 24-vjeçar shqiptar nga Kosova ka mbetur i plagosur me thikë pas një përleshjeje me disa persona në Dällikon të Zvicrës.

Për ngjarjen, policia ka arrestuar tre persona, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të konfliktit.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti në një dhomë hoteli. Shërbimet e emergjencës u njoftuan nga një kalimtar, i cili kishte parë të riun të plagosur.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe i dha 24-vjeçarit ndihmën e parë. Më pas, ai u transportua me ambulancë drejt spitalit. Sipas raportimeve, i riu kishte pësuar plagë në krah dhe në pjesën e sipërme të trupit.

Mediat zvicerane raportojnë se Policia Kantonale e Zyrihut ka arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në përleshje. Bëhet fjalë për dy shtetas suedezë dhe një slloven, të moshave nga 20 deri në 33 vjeç.

Ende nuk dihen rrethanat që çuan në konflikt dhe as motivi i tij. Policia e Zyrihut po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe rolin e personave të përfshirë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.