Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gara për Tiranën/ Adriatik Lapaj konfirmon mbështetjen për Florjan Binajn: Uroj që të mos tërhiqen të tjerë... VIDEO/ Situatë alarmante në zonën e ish-Kënetës në Durrës, mbeturinat kthehen në burim infeksioni E rëndë në Shkodër, humb jetën 34-vjeçari me detyrë elektricist  Ish-“skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para për të qenë në emisionet ,... Mediat greke jehonë arrestimit të grabitësit të bankave/ Nga 28 grabitjet e dyshuara në Greqi te 75 mijë eu... Aksident në aksin rrugor Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua nga përplasja e dy automjeteve, vijo... Dita e 163 e revoltës! Qytetarët në protestë para Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Ramës Pasqyra e qeverisë e çon inflacionin në nivele rekord Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu jep dorëheqjen Gjurmime të krimit në Shqipëri dhe vende të huaja, ja çfarë kishin 9 diagramat e SHISH që u gjendën te Ergy... Përplasje mes disa automjeteve në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, policia në vendngjarje Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Veliaj në gjendje kritike
KOSOVA

Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar të destinuar për Kosovën

P
Piranjat25 September 2026, 15:32 · 2 min lexim
Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar të destinuar

Dogana e Malit të Zi njoftoi më 25 shtator se ka ndaluar në Portin e Tivarit një kontejner me mish të ngrirë gjedhi me afat të skaduar, të destinuar për kompaninë “Apetit SHPK” nga Kosova.

Ky kontejner, sipas njoftimit, përmbante mbi 24 tonë peshë të përgjithshme të mishit, të shpërndarë në rreth 1.300 pako.

Sipas autoriteteve malazeze afati i përdorimit të mishit kishte skaduar më 14 maj të këtij viti.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar kompaninë “Apetiti SHPK” për të marrë koment lidhur me këtë çështje, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje.

Ky është rasti i dytë i njoftuar nga autoritetet doganore malazeze, pas ndalimit paraprak të tre kontejnerëve me mish gjedhi, me peshë bruto prej rreth 77.8 tonësh.

Në rastin e mëparshëm, sipas Doganës malazeze, “etiketat origjinale që tregonin afatin e skaduar ishin hequr dhe zëvendësuar me etiketa që shënonin një afat tjetër përdorimi”.

Sipas Doganës, mishi nga këta tre kontejnerë do të asgjësohet pas përfundimit të procedurave ligjore.

Vetëm në shtatë muajt e parë të këtij viti, mbi 50 milionë euro mish gjedhi dhe pule janë importuar në Kosovë nga Brazili. Ndërkaq nga 3 shtatori, Bashkimi Evropian i ka vënë kufizime importit të një pjesë e eksporteve me origjinë shtazore nga Brazili

Arsyeja lidhet me rregullat e BE-së për përdorimin e antimikrobikëve te kafshët që përfundojnë në zinxhirin ushqimor. /REL

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.