Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Taksë qarkullimi apo rritje taksës së makinës, ku është pagesa më e drejtë? Shqipëria mbyll llogaritë, ngjitet në Ligën B, triumf me zemër ndaj Bjellorusisë Gazeta amerikane shpjegon pse u shty Samiti i NATO-s në Tiranë Rrjetet kineze të pastrimit të parave në shërbim të karteleve meksikane, si bashkëpunojnë me mafian shqipta... Ndjekja nga policia/ 40-vjeçari shqiptar gëlltit kokainën, në gjendje kritike në spital Kremlini: Nëse nuk do të ketë marrëveshje me Evropën, do të përdorim forcën! Vranë barbarisht studenten, mbrojtja rikthen çështjen në Gjykatën e Lartë. Ja prova për të riun shqiptar ... “Më kthe 5 eurot ose…”/ Zbardhet e vërteta mbi fatin e Artjol Ramajt. Trupin autori e hodhi në pyll për…... Rruga në Mallakastër e pakalueshme prej 8 vitesh/ Banorët denoncojnë dëmtimet nga transporti i druve Kishte ikur në mëngjes nga banesa - Gjendet pa shenja jete në lumin Devoll e moshuara Berisha: Majko i kërkon Padrinos dhe anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale dorëheqjen! Majko trondit PS: Do të humbim Bashkinë Tiranë
KOSOVA

Prishtinë/ Fëmijët e dëshmorëve dorëzojnë në Qeveri projektligjin për Dhomat e Specializuara

P
Piranjat 1 October 2026, 18:40 · 1 min lexim
Prishtinë/ Fëmijët e dëshmorëve dorëzojnë

Me dorëzimin e 120 pakove me projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara është mbyllur protesta “Jo në emrin tim” në Prishtinë.

Pas disa orësh tubim, Çlirim Haziri dhe fëmijët e dëshmorëve shkuan pranë objektit të Qeverisë së Kosovës, ku dorëzuan materialet që synojnë ndryshimin e kuadrit ligjor mbi funksionimin e Dhomave të Specializuara.

Protesta u organizua në shenjë kundërshtimi ndaj dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Dhomat e Specializuara.

Në përfundim të tubimit nuk u shënuan incidente. Pjesëmarrësit u larguan gradualisht nga zona, ndërsa protesta përfundoi e qetë.

Dorëzimi i projektligjit shënon edhe hapin përmbyllës të protestës, përmes të cilit organizatorët përcollën kërkesën e tyre institucionale për ndryshimin e ligjit që rregullon Dhomat e Specializuara.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.