Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident në Elbasan! Makina përplas të moshuarin, këmbësori pëson plagë të rënda Kombëtarja U-21/ Trajneri Bushi: Spanja kundërshtar i nivelit të lartë, do të luf*ojmë me shpirt e zemër... Sonte përballja e titanëve europianë Gjermani-Holandë ‘Japin pak dhe marrin shumë’/ Zhupa: Buxheti i Ramës, mekanizëm për vjedhje dhe blerje votash Pastrim parash në bashkëpunim dhe më shumë se një herë/ Igli Tare mes emrave në dosjen e dorëzuar për gjyki... Dosja Balluku në gjykatë/ Kush janë 25 personat dhe dy kompanitë e tjera të pandehura nga SPAK? 10 tenderat... REL: Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, gabim njerëzor apo provokim ndaj Kosovës? UEFA po shqyrton kandidaturën e Luis Figos kundër Infantinos për president të FIFA-s Ndryshoi pamjen dhe mori identitetin e motrës, si u zbulua grabitësi në Turqi SPAK dërgon për gjykim dosjen penale ndaj Belinda Ballukut Asambleja e PS/ Rama kërkoi përjashtimin e Spiopalit dhe Ndrecës, Petro Koçi shënjestron Ballukun: Vendimi ... Moti i keq/ Reshjet e shiut përfshijnë Kukësin, rënie gurësh dhe intertesh në rrugët nacionale
KOSOVA

Clark ‘shpërthen’ ndaj Speciales: Mjaft më, Gjykata të kthejë Thaçin dhe të tjerët në Kosovë`

P
Piranjat 1 October 2026, 20:59 · 3 min lexim
Clark ‘shpërthen’ ndaj Speciales: Mjaft më, Gjykata

Ish-gjenerali Wesley Clark, ka kërkuar që Hashim Thaçi dhe të tjerët të kthehen sa më shpejt në Kosovë.

Ai tha se Europa duhet të respektojë popullin e Kosovës, ndërsa theksoi se, sipas tij, Hashim Thaçi është ‘viktimë’ e një procesi të gabuar.

 ‘Europa duhet të respektojë popullin e Kosovës, që luftuan për parimet. Millosheviçi ka qenë përgjegjës. Ai ishte një person që donte të promovonte spastrimin etnik. Hashim Thaçi është viktimë dhe kjo është gabim’, u shpreh Clark.

Ish-gjenerali amerikan tha gjithashtu se kishte kërkuar prova lidhur me akuzat ndaj Thaçit, por sipas tij, nuk kishte parë prova të tilla.

Clark iu referua edhe periudhës së luftës në Kosovë, duke theksuar se në atë kohë, sipas tij, kishte prova për veprime vrastare të Ish-Jugosllavisë dhe se autoritetet kishin ndërmarrë hapa ndaj personave të dyshuar për krime lufte.

Ai theksoi se Tribunali i Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi ishte më i drejtë se Gjykata Speciale, pasi sipas tij, vendimet e saj bazoheshin në prova reale.

 ‘Europa duhet të respektojë popullin e Kosovës, që luftuan për parimet. Millosheviçi ka qenë përgjegjës. Ai ishte një person që donte të promovonte spastrimin etnik. Hashim Thaçi është viktimë dhe kjo është gabim. Unë kam kërkuar provat, dhe nuk kishte prova. Të paktën në dijeninë time.

Mendoj se ishte, sepse në atë kohë kishte prova të vërteta për veprimet e gabuara që u bënë. Ne parashtruan informacione në atë kohë. Arrestuan disa kriminelë lufte. Mendoj se gjykata ka marrë fund. Le të rikthejmë Hashim Thaçin dhe të tjerët në Kosovë, dhe të kthehen në jetën e tyre. Të ecim përpara. Hashim Thaçi ka kaluar 5 vite në paraburgim. Mjaft me kaq’, tha ai.

I pyetur nëse do ishte gati për të dëshmuar në Apel në favor të ish-krerëve të UÇK-së, ish-gjenerali dha këtë përgjigje:

 ‘Do e vlerësoja shumë nëse do më ftonin për të shpjeguar se çfarë ndodhi’, tha ai./Tv Klan

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.