Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Krimi tronditës në Greqi/ Fermeri vrau me armë gjahu punëtorin 24-vjeçar bullgar dhe fshehu trupin, arresto... Celine Dion mesazh emocionues në Ditën e Falënderimeve: Zemra ime është e mbushur me mirënjohje! Parlamenti Europian miraton rregullat e reja për barnat, çfarë pritet të ndryshojë? Inteligjenca artificiale kopjon videot në rrjetet sociale, krijuesit denoncojnë vjedhjen e përmbajtjes Shpërthim me lëndë plasëse në verandën e një banese në Lezhë, çfarë thotë policia E TRISHTË, pas 10 ditësh në luftë për jetën, 14-vjeçarja jep frymën e fundit te “Trauma”, u vetëhodh nga pa... Moti i keq, pezullohen lundrimet me traget nga Vlora drejt Italisë Vrasja e “Papagallit” në Greqi, zbardhet dëshmia e bashkëpunëtorit: Kisha frikë t’i thoja jo Seancë e rëndësishme në Kuvend, buxheti 2027 dhe aktet për protestat në rend dite Katër ditë pushim, nga 55 në 2,700 euro; Ku do të udhëtojnë shqiptarët për festat e Nëntorit? Çerdhet pa drekë dhe me orar të kufizuar, pengesë për punësimin e nënave Sot paralizohet për 3 orë transporti publik në vend, rritja e TVSH do të shtrenjtojë biletat
BOTA

Krimi tronditës në Greqi/ Fermeri vrau me armë gjahu punëtorin 24-vjeçar bullgar dhe fshehu trupin, arrestohet bashkë me nipin e tij

Një fermer 50-vjeçar në zonën e Dramës, në Greqi, ka pranuar se ka vrarë punëtorin e tij 24-vjeçar nga Bullgaria, i cili rezultonte i zhdukur prej disa ditësh. Pas rrëfimit, ai i ka treguar policisë edhe vendin ku kishte fshehur trupin e të riut, i cili u gjet të mërkurën në mbrëmje në një zonë […]

P
Piranjat26 November 2026, 09:51 · 2 min lexim
Krimi tronditës në Greqi/ Fermeri vrau me armë gjahu

Një fermer 50-vjeçar në zonën e Dramës, në Greqi, ka pranuar se ka vrarë punëtorin e tij 24-vjeçar nga Bullgaria, i cili rezultonte i zhdukur prej disa ditësh. Pas rrëfimit, ai i ka treguar policisë edhe vendin ku kishte fshehur trupin e të riut, i cili u gjet të mërkurën në mbrëmje në një zonë rurale. Në lidhje me ngjarjen është arrestuar edhe nipi i autorit të dyshuar. 24-vjeçari ishte zhdukur që prej 21 nëntorit nga periferia e Dramës, ndërsa autoritetet kishin nisur kërkimet për gjetjen e tij. Që në fazat e para të hetimit, dyshimet ishin përqendruar te fermeri 50-vjeçar, pasi ai ishte personi i fundit që e kishte parë të riun gjallë.

Përballë provave dhe ngushtimit të rrethit të hetimeve, 50-vjeçari u dorëzua dhe pranoi autorësinë e vrasjes. Sipas dëshmisë së tij, shkak për krimin ishin bërë mosmarrëveshjet financiare mes tyre. Mediat greke raportojnë se dyshohet që mes fermerit dhe 24-vjeçarit të kishte edhe një marrëdhënie romantike. Autori i dyshuar ka pretenduar se i riu e kërcënonte dhe i kërkonte vazhdimisht para. Në dëshminë e tij, fermeri ka treguar se e kishte qëlluar 24-vjeçarin me armë gjahu dhe më pas kishte fshehur trupin në një zonë rurale. Policia shkoi në vendin e treguar prej tij, ku gjeti edhe trupin e viktimës.

Ndërkohë, furgoni i të riut ishte gjetur i braktisur të hënën, më 23 nëntor, në zonën e Kato Nevrokopit. Në automjet nuk ndodheshin dokumentet personale dhe as telefoni celular i 24-vjeçarit, i cili rezultonte i fikur që prej natës së së shtunës. Viktima jetonte në Bullgari dhe ishte baba i dy fëmijëve. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes dhe përcaktimin e përfshirjes së personave të tjerë vijojnë.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.