Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Vrasja e “Papagallit” në Greqi, zbardhet dëshmia e bashkëpunëtorit: Kisha frikë t’i thoja jo Seancë e rëndësishme në Kuvend, buxheti 2027 dhe aktet për protestat në rend dite Katër ditë pushim, nga 55 në 2,700 euro; Ku do të udhëtojnë shqiptarët për festat e Nëntorit? Çerdhet pa drekë dhe me orar të kufizuar, pengesë për punësimin e nënave Sot paralizohet për 3 orë transporti publik në vend, rritja e TVSH do të shtrenjtojë biletat Reshje të dendura dhe shtrëngata në vend, ja qarqet në rrezik për përmbytje Horoskopi/ Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë, kush do të ketë fat në dashuri dhe financa... Kazinoja te ‘Air Albania’/ Zbardhen fijet që të çojnë te Olsi Rama Karteli i kazinove dhe pushteti i Olsi Ramës/ Toka 320 mijë euro u vlerësua 26 milionë euro për licensimin ... Debati për operacionin e Veliajt, deputetja socialiste propozon ndryshime të ligjit “Jam polic!”/ Zbardhet plagosja me thikë në Maliq, 30-vjeçari sulmoi i pari autorin, shpallet në kërkim... Mesazhi i fortë i Ambasadorit Wendt për rritjen e bizneseve amerikane: Të garantohet konkurenca, të investo...
BOTA

Vrasja e “Papagallit” në Greqi, zbardhet dëshmia e bashkëpunëtorit: Kisha frikë t’i thoja jo

Media greke “Zougla” ka publikuar dëshminë e 48-vjeçarit grek, i arrestuar si i dyshuar për bashkëpunim në vrasjen e Niko Gavanozit, i njohur me nofkën “Papagalli”. Para hetuesve, ai ka pretenduar se nuk kishte dijeni për planin e vrasjes dhe se ishte përfshirë në ngjarje për shkak të një borxhi dhe frikës që kishte ndaj […]

P
Piranjat26 November 2026, 08:13 · 4 min lexim
Vrasja e “Papagallit” në Greqi, zbardhet dëshmia e

Media greke “Zougla” ka publikuar dëshminë e 48-vjeçarit grek, i arrestuar si i dyshuar për bashkëpunim në vrasjen e Niko Gavanozit, i njohur me nofkën “Papagalli”. Para hetuesve, ai ka pretenduar se nuk kishte dijeni për planin e vrasjes dhe se ishte përfshirë në ngjarje për shkak të një borxhi dhe frikës që kishte ndaj njërit prej autorëve të dyshuar.

Në dëshminë e tij, 48-vjeçari ka shpjeguar se personi që e përfshiu në këtë histori i kishte bërë më herët një shërbim, duke ndërhyrë përmes disa telefonatave që ai të rikuperonte një shumë parash në emër të një klienti të tij në transportin detar. Për këtë ndërhyrje, sipas tij, ishte rënë dakord që të paguante 2.500 euro, por paratë nuk ishin dhënë dhe ai ndihej borxhli ndaj këtij personi.

“Ndërhyrja që ai më kërkoi ishte të rregulloja një motoçikletë. Nuk e dija se do të më duhej të merrja dikë për ta çuar diku. Kishim folur vetëm për motoçikletën”, ka deklaruar ai.

Sipas versionit të tij, natën e vrasjes, i dyshuari kryesor e telefonoi dhe i kërkoi që ta linte motoçikletën në një vend të caktuar, ashtu siç kishin rënë dakord më parë. Megjithatë, ai këmbënguli që 48-vjeçari të shkonte personalisht atje.

 

“Sapo mbërrita, më thanë t’i çoja në Kareas dhe unë e bëra. Kur më kërkoi të rregulloja motoçikletën, mendova se po shlyeja detyrimin që kisha ndaj tij”, ka rrëfyer i arrestuari.

Ai ka pretenduar se nuk e kishte kuptuar se po përfshihej në një vrasje dhe se fillimisht kishte menduar se motoçikleta ishte vjedhur dhe personi që e kishte kontaktuar kërkonte ta largonte atë nga vendi i ngjarjes.

“E kuptova që donte ta hiqte qafe, sepse ishte vjedhur. Këtë besoja edhe unë, ai nuk e kishte mendjen vetëm te vrasja”, ka thënë ai.

48-vjeçari ka këmbëngulur se marrëdhënia e tij me të dyshuarin ishte vetëm profesionale dhe se deri atëherë nuk i kishte kërkuar asgjë të paligjshme. Sipas dëshmisë, ai i kërkonte herë pas here të blinte pajisje dhe sende me çmime të favorshme.

“Nuk ishte lloji i personit kundër të cilit shkon. Kisha frikë t’i thoja jo. Kisha frikë se mos zemërohej, më bërtiste ose më godiste. Ndoshta nuk do të më kishte bërë asgjë fare”, ka deklaruar ai para hetuesve.

Në lidhje me personin që dyshohet se e përfshiu në ngjarje, 48-vjeçari ka thënë se e dinte që ai mblidhte para dhe kujdesej që borxhet të shlyheshin, ndonjëherë edhe përmes dhunës.

“E dija që po mblidhte para, duke u siguruar që borxhet të paguheshin. Ndoshta me rrahje. Nuk e imagjinoja që do të ishte i përfshirë në vrasje”, ka përfunduar ai në dëshminë e publikuar nga media greke.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.