Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Parlamenti Europian miraton rregullat e reja për barnat, çfarë pritet të ndryshojë? Inteligjenca artificiale kopjon videot në rrjetet sociale, krijuesit denoncojnë vjedhjen e përmbajtjes Shpërthim me lëndë plasëse në verandën e një banese në Lezhë, çfarë thotë policia E TRISHTË, pas 10 ditësh në luftë për jetën, 14-vjeçarja jep frymën e fundit te “Trauma”, u vetëhodh nga pa... Moti i keq, pezullohen lundrimet me traget nga Vlora drejt Italisë Vrasja e “Papagallit” në Greqi, zbardhet dëshmia e bashkëpunëtorit: Kisha frikë t’i thoja jo Seancë e rëndësishme në Kuvend, buxheti 2027 dhe aktet për protestat në rend dite Katër ditë pushim, nga 55 në 2,700 euro; Ku do të udhëtojnë shqiptarët për festat e Nëntorit? Çerdhet pa drekë dhe me orar të kufizuar, pengesë për punësimin e nënave Sot paralizohet për 3 orë transporti publik në vend, rritja e TVSH do të shtrenjtojë biletat Reshje të dendura dhe shtrëngata në vend, ja qarqet në rrezik për përmbytje Horoskopi/ Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë, kush do të ketë fat në dashuri dhe financa...
BOTA

Parlamenti Europian miraton rregullat e reja për barnat, çfarë pritet të ndryshojë?

Pas më shumë se dy vitesh negociatash, Parlamenti Europian ka dhënë miratimin përfundimtar për reformën e legjislacionit farmaceutik të Bashkimit

P
Piranjat26 November 2026, 09:39 · 3 min lexim
Parlamenti Europian miraton rregullat e reja për barnat, çfarë

Pas më shumë se dy vitesh negociatash, Parlamenti Europian ka dhënë miratimin përfundimtar për reformën e legjislacionit farmaceutik të Bashkimit Europian.

Rregullat e reja, të miratuara edhe nga Këshilli Europian në fillim të këtij viti, përditësojnë kuadrin ligjor që ka qenë në fuqi për më shumë se 20 vjet. Reforma synon të parandalojë mungesat e barnave, të përmirësojë aksesin e pacientëve në trajtime, të mbështesë inovacionin dhe industrinë farmaceutike, si dhe të luftojë rezistencën antimikrobike (AMR).

“Nevojiten risi që sjellin terapi të reja për nevoja mjekësore të paplotësuara, përfshirë sëmundjet e rralla, patologjitë pediatrike dhe antibiotikët e rinj”, deklaroi Adam Jarubas, eurodeputet polak nga Partia Popullore Europiane (EPP) dhe kryetar i Komitetit për Shëndetin Publik të Parlamentit Europian (SANT).

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e garantimit të aksesit më të barabartë në barna për të gjitha shtetet anëtare, duke siguruar njëkohësisht që medikamentet e reja të mbeten të përballueshme për qytetarët.

Sipas Jarubas, inovacioni duhet të ecë paralelisht me konkurrencën dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të sistemeve shëndetësore.

“Besoj se kemi arritur një kompromis të përgjegjshëm dhe të balancuar me kujdes mes këtyre objektivave”, u shpreh ai gjatë një konference për shtyp të mërkurën.

Si do të ndryshojnë rregullat e reja?

Vitet e fundit, Bashkimi Europian është përballur vazhdimisht me mungesa të barnave.

Sipas një raporti të Gjykatës Europiane të Auditorëve, të publikuar vitin e kaluar, mungesat arritën nivele rekord gjatë viteve 2023 dhe 2024, duke krijuar vështirësi për pacientët dhe sistemet shëndetësore, si dhe duke nxjerrë në pah dobësitë strategjike të BE-së në furnizimin me medikamente.

Mungesat e barnave mund të shkaktohen nga probleme në prodhim, rritja e papritur e kërkesës ose vendimi i një kompanie farmaceutike për të tërhequr një produkt nga tregu. Këta faktorë mund të kufizojnë furnizimin përkohësisht ose në mënyrë të përhershme.

Për të adresuar këtë problem, legjislacioni i ri vendos detyrime më të forta për kompanitë farmaceutike, me qëllim garantimin e vazhdimësisë së furnizimit me barna.

Prodhuesit do të detyrohen të njoftojnë autoritetet kombëtare dhe Agjencinë Europiane të Barnave (EMA) për ndërprerjet e pritshme të furnizimit që zgjasin më shumë se dy javë, si dhe për pezullimet e përkohshme të prodhimit.

Këto njoftime duhet të bëhen të paktën gjashtë muaj përpara. Ndërsa në rastet kur një kompani vendos të tërheqë përgjithmonë një medikament nga tregu, ajo duhet të njoftojë autoritetet një vit përpara. /skyweb.al

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.