BOTA

Krizë institucionale në Poloni/ Pezullohet kreu i Gjykatës Kushtetuese, policia futet në ambientet e institucionit, presidenti ndërpret vizitën zyrtare

Piranjat Përditësimi i fundit 30 October 2026, 21:52
Krizë institucionale në Poloni/ Pezullohet kreu i Gjykatës

Një krizë e rëndë politike dhe institucionale ka përfshirë Poloninë, pas përplasjes për kontrollin e Gjykatës Kushtetuese, ku presidenti i saj, Bogdan Świętkowski, është pezulluar nga detyrat.

Vendimi ka shkaktuar reagime të forta, ndërsa përfaqësues të institucionit e kanë cilësuar zhvillimin si një përpjekje për marrjen e paligjshme të kontrollit të gjykatës.

Sipas Reuters, policia ka hyrë në ambientet e Gjykatës Kushtetuese pas incidenteve të regjistruara jashtë institucionit, ku ndaj efektivëve janë hedhur edhe objekte të rrezikshme.

Ndërkohë, përfaqësues të gjykatës kanë kundërshtuar ligjshmërinë e veprimeve, duke pretenduar se bëhet fjalë për një “grusht shteti”.

 

Polish President Nawrocki cut short his flight to Senegal on Friday and returned to Poland after police entered the Constitutional Tribunal and its president, Bogdan Swieczkowski, was suspended.

Police cited violent incidents outside the court, including objects thrown at officers.

The crisis follows a prolonged political dispute over judicial appointments that has effectively paralyzed the tribunal. https://t.co/UkI7bBejFs

— Clash Report (@clashreport) October 30, 2026

Situata ka detyruar presidentin polak, Karol Nawrocki, të ndërpresë vizitën zyrtare në Senegal dhe të kthehet në vend. Përmes një reagimi në rrjetin social X, ai deklaroi se në një situatë të tillë duhet të jetë në Poloni.

Nga ana tjetër, kryeministri Donald Tusk ka mbrojtur veprimet e qeverisë, duke argumentuar se rikthimi i shtetit të së drejtës është një detyrë që duhet përmbushur pas viteve të reformave të ndërmarra nga partia nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS).

Përplasja aktuale është pjesë e një konflikti të gjatë mes qeverisë së Tusk dhe presidentit Nawrocki për kontrollin dhe përbërjen e institucioneve gjyqësore. Kriza lidhet me ndryshimet në sistemin e drejtësisë të ndërmarra gjatë qeverisjes së PiS, të cilat kanë qenë objekt kritikash edhe nga Bashkimi Evropian për çështje që lidhen me pavarësinë e gjyqësorit dhe sundimin e ligjit.

Pas ardhjes në pushtet, qeveria e Tusk nisi përpjekjet për të ndryshuar reformat e mëparshme dhe për të rikthyer funksionimin e institucioneve gjyqësore. Por këto iniciativa janë kundërshtuar nga presidenti Nawrocki, i cili akuzon qeverinë se po përpiqet të vendosë kontrollin politik mbi drejtësinë.

Një nga pikat kryesore të konfliktit është emërimi i gjyqtarëve të rinj kushtetues. Presidenti ka refuzuar të betojë tre prej gjashtë gjyqtarëve të zgjedhur nga parlamenti, ndërsa drejtuesit e Gjykatës Kushtetuese kanë kundërshtuar marrjen e detyrës nga gjyqtarët e emëruar nga shumica aktuale parlamentare.

Në një reagim të publikuar në llogarinë zyrtare të Gjykatës Kushtetuese në X, pretendohet se faqja zyrtare e institucionit është marrë në mënyrë të paligjshme dhe se Bogdan Świętkowski vazhdon të jetë president i gjykatës. Në të njëjtin reagim, veprimet e personave të përfshirë cilësohen si grusht shteti.

Për momentin, përplasja ka vënë në pikëpyetje se kush ka autoritetin ligjor për të drejtuar Gjykatën Kushtetuese dhe nëse vendimet e saj do të njihen nga të gjitha institucionet shtetërore.

Kriza në Poloni rrezikon të thellojë më tej konfliktin mes presidencës dhe qeverisë, ndërsa çështja e pavarësisë së drejtësisë dhe legjitimitetit të institucioneve mbetet në qendër të debatit politik.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?