Kuqezinjtë e vegjël bëjnë krenarë Shqipërinë, tetë gola në dy ndeshje dhe ngjitje në Ligën A

Kombëtarja shqiptare U-19 ka dominuar plotësisht raundin e dytë të kualifikueseve të Europianit 2026/27, duke siguruar me meritë ngjitjen në Ligën A.
Kuqezinjtë e trajnerit Fatjon Tafaj e mbyllën këtë fazë me dy fitore bindëse, tetë gola të shënuar dhe asnjë të pësuar. Pas triumfit 4-0 ndaj Qipros në ndeshjen e parë, Shqipëria përsëriti të njëjtin rezultat edhe përballë Armenisë, duke vulosur vendin e parë në grup me pikë të plota. Kuqezinjtë e nisën sfidën në mënyrë perfekte. Që në minutën e 4-t, Armend Muslika realizoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit, duke kaluar Shqipërinë në avantazh. Në fundin e pjesës së parë, Gabriel Kulla dyfishoi shifrat, pasi u shfaq i saktë përballë portierit kundërshtar.
Në minutën e 61-të ishte radha e Alen Vukajt për të lënë gjurmën e tij. Sulmuesi realizoi pas një depërtimi individual mjaft të bukur, duke mposhtur portierin armen. Festën kuqezi e kompletoi sërish Gabriel Kulla, i cili në minutën e 74-t vulosi fitoren 4-0 dhe dopietën personale.
Me këtë sukses, Shqipëria U-19 konfirmon një ecuri perfekte në këtë raund: dy ndeshje, dy fitore, tetë gola të shënuar dhe asnjë i pësuar. Një bilanc që i siguron skuadrës së Fatjon Tafajt kalimin në Ligën A, ku do të ketë mundësinë të luftojë për një biletë në fazën finale të Europianit.
Më 10 dhjetor do të hidhet shorti për grupet e Ligës A. Raundi i tretë do të zhvillohet në pranverën e vitit 2027 dhe do të përcaktojë shtatë kombëtaret që do t’i bashkohen Çekisë në fazën finale të Kampionatit Europian U-19, që do të organizohet pikërisht në Çeki në vitin 2027. Një hap i madh për të rinjtë kuqezi, që e mbyllin këtë fazë me një mesazh të qartë: Shqipëria U-19 është gati për sfidat e nivelit më të lartë europian.
Top Channel
Lexo edhe
SPORT
Prishtinë, masa të rrepta sigurie sot para ndeshjes Kosovë-Izrael

Dënim maksimal për portierin Owono që shkaktoi vd*kjen e lojtarit kundërshtar

Rikthimi nostalgjik i Ronaldinjos në fushë me italianët e Ravenas

Sfida e fundit në Nations League, Kombëtarja shqiptare kryen stërvitjen zyrtare para Bjellorusisë

Klop "tallet" me mbrojtësin serb që "vuajti" përballë talentit me origjinë shqiptare

Rikthimi i kapitenit Lautaro Martinez vijon të mbetet pa një datë të sigurtë

Muriqi: Ëndrra ime të luaj me Kosovën në Europian ose Botëror

Tare, kritika të ashpra ndaj lojtarve të Milanit





