Rikthimi nostalgjik i Ronaldinjos në fushë me italianët e Ravenas

Magjia rikthehet në fushë: Ronaldinho zbret nesër me fanellën e Ravennës në moshën 46-vjeçare në ndjekje të golit të 300-të. Bota e futbollit është gati për një nga ngjarjet më nostalgjike dhe të papritura të viteve të fundit. Pas më shumë se një dekade larg futbollit profesionist, legjenda braziliane Ronaldinho Gaúcho do të zbresë sërish në fushën e blertë nesër, të dielën më 15 nëntor, për të luajtur ndeshjen e tij të parë zyrtare me fanellën e klubit italian Ravenna FC.
Ndeshja e fundit zyrtare e Ronaldinhos daton në vitin 2015, kur ai vishte fanellën e Fluminenses në Brazil. Që prej atëherë, ai ka marrë pjesë vetëm në ndeshje bamirësie, duke ruajtur gjithmonë buzëqeshjen dhe prekjen karakteristike të topit, siç e përmblodhi edhe vetë pas firmës me klubin italian: "Ngjyra të reja, e njëjta buzëqeshje".
Gjatë një karriere të jashtëzakonshme që përfshin gjigantë si Paris Saint-Germain, Barcelona, Milan, Flamengo dhe Atlético Mineiro, Ronaldinho ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit.
Lexo edhe
SPORT
Sfida e fundit në Nations League, Kombëtarja shqiptare kryen stërvitjen zyrtare para Bjellorusisë

Klop "tallet" me mbrojtësin serb që "vuajti" përballë talentit me origjinë shqiptare

Rikthimi i kapitenit Lautaro Martinez vijon të mbetet pa një datë të sigurtë

Muriqi: Ëndrra ime të luaj me Kosovën në Europian ose Botëror

Tare, kritika të ashpra ndaj lojtarve të Milanit

Për herë të parë pa Messin, Argjentina e nis me humbje ciklin e ri, bie përballë Uruguait

“Ringjallet” Gjermania, “çmonton” Serbinë brenda në Beograd, Klopp: Futbolli gjerman është në dorë të sigurt

Çfarë i ndodhi Mitajt? Mbrojtësi kuqezi shfaqet me syrin e nxirë pas triumfit ndaj Finlandës





