
Sot do të publikojmë historinë e Teki Gjonzenelit, të rrëfyer përmes dy letrave arkivore që flasin qartë për mënyrën se si funksiononte sistemi i internimeve gjatë diktaturës. Dokumentet tregojnë se si një vendim administrativ mund të përcaktonte fatin e një familjeje të tërë, ndërsa vetë personi përpiqej të justifikonte jetën dhe punën e tij.
Në letrën zyrtare, autoritetet argumentojnë se masa e internimit duhej të vazhdonte për shkak të biografisë familjare: babai i lidhur me Ballin Kombëtar, vëllezër të arrestuar apo të arratisur, dhe klasifikimi si familje “kulake”. Gjuha është e shkurtër, burokratike dhe pa asnjë referencë për jetën personale të njeriut që po gjykohej.
Krejt ndryshe tingëllon letra e dytë, ajo e vetë Teki Gjonzenelit. Ai shkruan si një punëtor që ka kaluar vite në kantieret industriale të vendit — nga Vlorë deri te hidrocentralet dhe fabrikat — dhe që nuk arrin të kuptojë pse është internuar. Ai përmend profesionin, familjen, vitet e punës dhe pyet thjesht: ku është faji im?
Dy letrat vendosen përballë njëra-tjetrës si dëshmi e një kohe ku biografia kishte më shumë peshë se puna, ndërsa vendimet politike ndryshonin jetën e njerëzve pa shpjegime. Pa retorikë dhe pa dramë të shtuar, dokumentet flasin vetë për realitetin e internimeve dhe për përplasjen mes sistemit dhe individit.
⸻
Letra 1 – Drejtuar Komitetit Qendror të Partisë
Ju njoftojmë se Teki Gjonzenelit, i internuar në bazë të vendimit nr. 8, datë 14.2.1968, të Komisionit të Internim-Dëbimeve, për këto arsye:
Familjarisht, si në të kaluarën ashtu edhe aktualisht, kanë mbajtur dhe mbajnë qëndrim të keq. Aktualisht konsiderohen familje kulake.
Babai i tij, Muhamet Gjonzenelaj, ka qenë toger i Ballit Kombëtar dhe, si i tillë, ka luftuar kundër forcave partizane; ndërsa kushëriri i tij, Beqo Gjonzenelaj, është ekzekutuar.
Në vitin 1960 i është arratisur një vëlla në Greqi; ndërsa në vitet 1959 dhe 1969 i janë arrestuar dy vëllezër dhe janë dënuar për veprimtari armiqësore kundër pushtetit popullor.
Mendojmë që të mos i hiqet masa e internimit.
⸻
Letra 2 – LUTJE
Kam 20 muaj që jetoj e punoj në fshatin Bohagjan si i internuar. Në vitin 1944 fshati im u dogj nga fashizmi. Unë, bashkë me familjen, erdha në qytetin e Vlorës, atje ku jetova në mënyrë të rregullt për 4 vjet.
U pushova nga puna më 25/III/1968. Për të shkuar në fshat, unë këtë e refuzova, se nuk kisha as edhe një banesë ose ndonjë anë tjetër. Ata gjithsesi më pushuan nga puna. Mbas një muaji më internuan për në fshat për 5 vjet.
Jam me profesion ekskavatorist, vinçier, elektricist i kategorisë XII. Kam gruan dhe një vajzë. Po ju them vetëm kaq që gjatë këtyre 10 muajve atje në fshat vetëm kam realizuar 400 ditë pune.
Kurse para se të më dërgonin në fshat kam punuar për 5 vjet në hidrocentralin e Ulzës, 7 vjet në Shkopet, në Bistricë 2 vjet, në Soda 2 vjet dhe kohën e fundit edhe në Azotikun e Fierit. Gjatë punës jam shpërblyer edhe duke dalë në gazetat e tjera.
As vetë s’e di se ku qëndron faji im. Por edhe sikur unë të kem për të shlyer ndonjë faj të të tjerëve, kjo është forma që do të më edukonte?
Më vjen keq që çereku i shekullit në Shqipërinë socialiste mua me familjen time më gjen të internuar.
Me nderime
Teki Gjonzeneli
15/11/1969
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
2 November07:09
Dyfishimi i akcizës uli me 63% prodhimin e mikrobirrarive, operatorët kërkojnë regjim të diferencuar
Shoqata e Mikrobirrarive kërkon ndryshimin e regjimit të akcizës për prodhuesit e vegjël të birrës, pasi norma aktuale prej ...
AKTUALITET
1 November23:11
Avokati Saimir Vishaj në një tjetër përballje kritike për jetën, intubohet në spitalin e Traumës
Avokati Saimir Vishaj ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi ka pësuar një incident të rëndë dy ditë më pa...
AKTUALITET
1 November21:28
“Saimiri u varros pa zemrën”/ Misteri i vdekjes së shqiptarit në Spanjë, motra ngre akuza të forta: Pas 6 vitesh ende nuk kemi përgjigje
Gjashtë vite pas vdekjes së Saimir Sulës në Barcelonë të Spanjës, familja e tij vijon të kërkojë zbardhjen e p...
AKTUALITET
1 November21:24
“Kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës”! Arjola Demiri rrëfen për herë të parë në detaje dramën e martesës dhe divorcit: Kam duruar 6 vite
Vrasja e Arlinda Zekajt në Kosovë nuk ishte për Arjola Demirin thjesht një tjetër ngjarje e rëndë që tronditi opinionin ...
AKTUALITET
1 November20:49
Aksident i trefishtë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë
Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në autostradën Rrogozhinë-Lushnj&eum...
AKTUALITET
1 November18:49
20 ditë revoltë/ Studentët dhe të rinjtë mblidhen te Kryeministria, kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës
Në ditën e 20-të të revoltës studentore, të rinjtë protestues janë zhvendosur drejt Kryeministrisë, pas protest&eum...
AKTUALITET
1 November18:19
Demokratët Europianë reagojnë për protestën në Tiranë: Dhuna dhe tortura nga shteti nuk kanë vend në Europë
Demokratët Europianë kanë reaguar lidhur me protestën e djeshme në Tiranë, duke ngritur shqetësime për pretendimet e org...
AKTUALITET
1 November17:03
Aksident tragjik në Shkodër/ Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi &...
AKTUALITET
1 November15:24
Vrau bashkëkombasin në Selanik para gjashtë vitesh, arrestohet në Greqi 26-vjeçari
Një 26-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Romarjo Tahiri, është arrestuar në Greqi, pasi ishte shpallur në kërkim ndë...
AKTUALITET
1 November14:41
“Tradhtar, i shitur”/ Protestuesi përballet me Endri Shabanin në lokal: S’të vjen turp
Një protestues është përplasur verbalisht me Avokatin e Popullit, Endri Shabani, në ambientet e një lokali në Tiranë.
S...