La Liga/ Fermín i prish festën Simeones, Barcelona përmbys Atléticon

Një fitore me përmbysje për skuadrën e Hansi Flick, që triumfon ndaj Atlético Madrid dhe shkon në pushimin e kampionatit në krye të La Liga-s.
Dy golat e Fermín López vulosin suksesin, ndërsa madrilenët regjistrojnë humbjen e dytë brenda pak ditësh.
Barcelona ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Atlético Madrid, duke përmbysur disavantazhin dhe duke siguruar tri pikët që e ngjitin në krye të La Liga-s përpara pushimit të kampionatit.
Madrilenët e nisën më mirë takimin dhe kaluan në avantazh pak pas fillimit me Giuliano Simeone, duke vënë në vështirësi katalanasit. Megjithatë, Barcelona reagoi dhe arriti të rikthejë baraspeshën në minutën e fundit të pjesës së parë.
Protagonisti i mbrëmjes ishte Fermín López, i cili realizoi dy gola dhe u shndërrua në njeriun vendimtar të kësaj përballjeje. Barcelona e mori gradualisht kontrollin e lojës, ndërsa në pjesën e dytë ishte dukshëm superiore ndaj kundërshtarit.
Atlético pati mundësitë e veta për të ndryshuar fatin e ndeshjes. Julián Álvarez u shfaq dy herë i vetëm përballë portierit Joan García, por nuk arriti të fitonte duelin. Ndërkohë, traversa u bë protagoniste në dy raste, me nga një goditje për secilën skuadër.
Në fund, Barcelona festoi një triumf me peshë të madhe, ndërsa Atlético Madrid pësoi humbjen e dytë brenda javës, pas disfatës së mëparshme ndaj Bayern Munich në Champions League.
Lexo edhe
SPORT
Manchester United rrezikon rënien nga kategoria për herë të parë pas 40 vitesh

Çmenduri në Brazil/ Verstappen bën mrekullinë, Norris merr fitoren, Antonelli ndalet larg podiumit

Real Madrid triumfon 0-3 në transfertë ndaj Valencias

Arsenal fiton me vështirësi ndaj Hull City, Man.City pëson humbjen e tretë radhazi

Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel





