Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rama heq dorë nga ftesat për dialog me studentët që protestojnë Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët Korrupsion dhe pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e Shërbimit Informativ Shteteto... Gjobat e AMA ndaj emisioneve politike ngrenë alarm për cënim të lirisë së shprehjes Analiza: Plani amerikan për sigurinë e Evropës: Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën? PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore Trump: Marrëveshja për përfundimin e luftës në Ukrainë është pranë Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë nga rrjetet sociale për vrasje, BBC zbulon botën e përgjakshme ... Aeroporti i Gjirokastrës me koncesion – Hapet gara për t’ia kaluar privatëve, kush oligark ia ka vënë syrin... Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme Shi i herëpashershëm dhe shtrëngata në qendër e jug, si parashikohet moti sot Përfshirja e biznesit të vogël në TVSH me xhiron e 2026?! Sqarojnë ekspertët
POLITIKE

Rama heq dorë nga ftesat për dialog me studentët që protestojnë

P
Piranjat 9 November 2026, 08:57 · 1 min lexim
Rama heq dorë nga ftesat për dialog me studentët që

Kryeministri Edi Rama sot nuk ka vendosur ftesat e dialogut mbi tryezën e gurit para Kryeministrisë.

Për ditë me radhë, kreu i qeverisë kishte praktikuar vendosjen e ftesave për dialog me studentët protestues mbi atë tryezë guri, si gjest publik drejt të rinjve që kërkojnë largimin e tij. Sot, tryeza mbeti e zbrazët.

Në fotografinë e realizuar sot në orët e mëngjesit, shihet qartë se mbi sipërfaqen e lagur të tryezës nuk ka asnjë fletë apo dokument. Zona përreth, e lagur nga shiu, duket e qetë, ndërsa trafiku dhe kalimtarët vazhdojnë lëvizjen e tyre të zakonshme.

Deri tani nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga Kryeministria që të shpjegojë ndërprerjen e këtij gjesti./ Piranjat News 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.