Çmenduri në Brazil/ Verstappen bën mrekullinë, Norris merr fitoren, Antonelli ndalet larg podiumit

Çmimi i Madh i Brazilit dhuroi emocione deri në xhirot e fundit, me shiun që mbërriti në Interlagos kur kishin mbetur edhe 10 xhiro nga përfundimi. Kushtet atmosferike detyruan pilotët të futeshin në bokse për të vendosur gomat e lagura, por kjo nuk ndryshoi renditjen në krye.
Lando Norris menaxhoi me sukses garën dhe kaloi i pari vijën e finishit, duke triumfuar në Brazil për të dytin vit radhazi. Protagonisti tjetër i madh ishte Max Verstappen, i cili realizoi një rikthim të jashtëzakonshëm. Holandezi u nis nga rreshti i fundit, por arriti të ngjitet deri në vendin e dytë. Podiumi u plotësua nga Isaac Hadjar, duke i dhënë Red Bull-it dy vende në tre më të mirët.
Gara ishte më e vështirë për Kimi Antonellin. Piloti italian, që startoi nga vendi i parë pasi përfitoi nga dalja e tij në pistë gjatë xhirove të formacionit, nuk arriti të ruante ritmin dhe e mbylli garën në vendin e pestë. Antonelli pati probleme serioze me drejtimin e Mercedes-it, veçanërisht në kthesat e majta, pas kalimit nga gomat e ndërmjetme në ato të thata. Ai doli dy herë nga pista në kthesën e parë, ndërsa më vonë arriti të rikuperojë një pjesë të ritmit. Megjithatë, italiani mbetet gjithashtu nën hetim për një lëshim të pasigurt gjatë ndalesës së dytë në bokse.
Pas tij u rendit shoku i skuadrës, George Russell, në vendin e katërt. Oscar Piastri përfundoi i gjashti, ndërsa Liam Lawson siguroi vendin e shtatë pas një paraqitjeje pozitive me Racing Bulls.
Një garë për t’u harruar për Ferrarin, që nuk arriti të përmbushte pritshmëritë pas penalizimeve të marra nga të dy pilotët. Lewis Hamilton pati një nisje fantastike nga rreshti i parafundit, duke u ngjitur në dhjetëshen e parë që në xhiron e parë, por më pas humbi ndjeshëm ritmin. Britaniku u përpoq të rikuperonte pozicione, por një rrotullim në pistën e lagur në fund të garës i kushtoi shtrenjtë. Në Çmimin e tij të Madh të 400-të, Hamilton u klasifikua i nënti. Charles Leclerc e mbylli garën në vendin e tetë, duke përfunduar përpara shokut të tij të skuadrës.Top Channel
Lexo edhe
SPORT
Real Madrid triumfon 0-3 në transfertë ndaj Valencias

Arsenal fiton me vështirësi ndaj Hull City, Man.City pëson humbjen e tretë radhazi

Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel

Interi mbetet makthi i Comos, zikaltërit ndëshkojnë sërish Fabregas dhe i afrohen kreut

Egnatia arratiset në krye, Skënderbeu befason Dinamon dhe Partizani mbetet në fund, ja si ndryshon renditja e Superiores

Napoli, keqardhja e Rrahmanit: Ndeshje e vështirë, por mund ta kishim fituar

Harry Kane dëshiron që Topi i Artë të vendoset në muzeun e Bayern Munichut

Liverpooli harron zhgënjimet, mposht Crystal Palace dhe ngjitet në katërshen e parë





