Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident i rëndë, gazetari sportiv përplaset nga autobusi, detajet e para Tensione para Kryeministrisë, policia nuk lejon qytetarët të protestojnë, hedhin spray lotsjellës Speca me prani të lartë nikeli/ Kroacia bllokon sërish ngarkesat nga Shqipëria, hera e pestë në pak muaj Gjobë 1 milion lekë në muaj çdo filiali poste në Durrës, ja si ngriti skemën Fetah Mataj! Zbardhen dëshmitë... Tensione te Kryeministria, policia shtyn me forcë qytetarët në trotuar “Jalta e re” zgjati 80 minuta/ Fituesit dhe humbësit e takimit historik mes Xi, Trump dhe Putin Skandali në Postën e Durrësit/ Jo vetëm pensionet, dyshohet se u vodhën edhe pagesat e qytetarëve për Kadas... Pse kryeministri kanadez shkoi në Kinë dhe nuk mori pjesë në bisedimet e sotme për Ukrainën? Haaland i jashtëzakonshëm, arrin 68 gola sa Mbappe por me 47 ndeshje me pak Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi “Lulet vyshken, por dashuria mbetet gjithmonë”, Brikena Selmanaj merr dhuratën e veçantë, mesazhi i saj ngr... Rënie historike e euros, monedha europiane zbret nën 90 lekë për herë të parë
AKTUALITET

Lala: Si u bashkuan Çopja dhe Çela në “biznes”, ja ku ndryshojnë

Ndërsa në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” flitej mbi dosjen kriminale të Franc Çopjas dhe Ervis Çelës, gazetarja Klodiana Lala sqaroi se bëhet…

P
Piranjat19 November 2026, 22:21 · 3 min lexim
Lala: Si u bashkuan Çopja dhe Çela në “biznes”,

Ndërsa në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” flitej mbi dosjen kriminale të Franc Çopjas dhe Ervis Çelës, gazetarja Klodiana Lala sqaroi se bëhet fjalë për dy grupe të ndryshme.

Lala tha se Franc Çopja është pjesë e një grupimi me vëllain e tij dhe disa grupe të tjera të Elbasanit, ndërsa Çela ka vepruar kryesisht në Amerikën Latine.

E pyetur se çfarë i bashkoi të dy, Lala tha se Ervis Çelës i duhej dikush që të bënte shpërndarjen e kokainës në Evropë dhe personi më i përshtatshëm ishte Çopja dhe grupi i tij.

Pjesë nga biseda:

Lala: Nuk janë i njëjti grupim. Çela është i përfshirë në trafik me vëllezërit e tij.

Rakipi: Pse i bashkon?

Lala: Janë dy grupe të ndryshme. Çela me tre vëllezërit e tij. Çopja bashkëpunonte me vëllain e vet, Hajdar Çopja. Çela është nga fshati Fatisht i Peqinit, i larguar prej vitesh në Itali. Pas akuzave për vrasje, ata largohen në drejtim të Paraguajit.

Duke qenë se ishte i apasionuar pas avionëve të lehtë, i transportonte vetë pakot e kokainës. Duke qenë se Çelës, për shkak të qëndrimit të gjatë në Paraguaj, i nevojitej një ortak për nxjerrjen e kokainës, gjeti një tjetër grupim kriminal dhe pikërisht Franc Çopjan.

Ky e ka nisur aktivitetin kriminal në Britani, bashkë me Indrit Alibejn. Çopja kishte bashkëpunim edhe me grupime të tjera. Për herë të parë ka bashkëpunuar me Çelën në fund të vitit 2019.

Çopja arrinte të korruptonte zyrtarë shumë të lartë në Evropë. Kishte bazë shumë të fortë në shpërndarjen e lëndëve narkotike në Britani.

Fillimisht, SPAK goditi Çopjan dhe organizatën e të vëllait, të akuzuar për 7 vrasje. Nga ana tjetër, nuk identifikonte dot grosistin. Ka qenë një pakujdesi shumë e vogël në lidhje me fëmijët që kanë identifikuar Ervis Çelën, pasi ai nuk kishte shkelur në Shqipëri.

Ervis Çela nuk ka kryer vrasje, ndërsa Çopja akuzohet për 7 vrasje. Çopja ishte i ekspozuar në jetën e luksit, ndërkohë që Çela nuk punonte me marokenë, por me njerëz në vendet e Amerikës Latine.

Njëri nga vëllezërit Çopja u largua nga Dubai dhe dyshohet se është larguar në drejtim të Rusisë. Ai është duke u kërkuar edhe nga Belgjika.

Për herë të parë, grupi Çopja përdori një tjetër mënyrë pastrimi parash: njëra përmes lingotave të arit dhe e dyta përmes kriptomonedhave. Është i vetmi grupim që ka kriptomonedha të bllokuara në Belgjikë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.