Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gara për Tiranën/ Adriatik Lapaj konfirmon mbështetjen për Florjan Binajn: Uroj që të mos tërhiqen të tjerë... VIDEO/ Situatë alarmante në zonën e ish-Kënetës në Durrës, mbeturinat kthehen në burim infeksioni E rëndë në Shkodër, humb jetën 34-vjeçari me detyrë elektricist  Ish-“skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para për të qenë në emisionet ,... Mediat greke jehonë arrestimit të grabitësit të bankave/ Nga 28 grabitjet e dyshuara në Greqi te 75 mijë eu... Aksident në aksin rrugor Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua nga përplasja e dy automjeteve, vijo... Dita e 163 e revoltës! Qytetarët në protestë para Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Ramës Pasqyra e qeverisë e çon inflacionin në nivele rekord Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu jep dorëheqjen Gjurmime të krimit në Shqipëri dhe vende të huaja, ja çfarë kishin 9 diagramat e SHISH që u gjendën te Ergy... Përplasje mes disa automjeteve në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, policia në vendngjarje Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Veliaj në gjendje kritike
KOSOVA

LDK kundër presidentes Shiroka-Pula: Të papranueshme heqja e fotografisë së Ibrahim Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë nga Presidenca

P
Piranjat 9 November 2026, 16:04 · 2 min lexim
LDK kundër presidentes Shiroka-Pula: Të papranueshme heqja e

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj vendimit të presidentes Justina Shiroka-Pula për largimin, siç pretendon kjo parti, të fotografisë së ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe Deklaratës së Pavarësisë nga vendet e nderit në Presidencë. Në një reagim zyrtar në rrjetet sociale, LDK-ja e ka cilësuar këtë veprim të papranueshëm, duke theksuar se Presidenca është institucion shtetëror ku duhet të nderohen themeluesit e shtetit të Kosovës dhe aktet historike mbi të cilat është ndërtuar Republika.

“Fotografia e Atit Themelues të Republikës së Kosovës dhe Deklarata e Pavarësisë kanë domethënie historike e shtetërore. Trajtimi i tyre si elemente dekorative që mund të zëvendësohen me vepra arti është i gabuar dhe i papranueshëm”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Më tej, kjo parti thekson se Ibrahim Rugova përfaqëson udhëheqjen historike të përpjekjes së Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci, ndërsa Deklarata e Pavarësisë shpreh vullnetin e popullit të Kosovës për një shtet të pavarur dhe sovran.

Sipas LDK-së, largimi i këtyre dy simboleve cenon respektin institucional ndaj historisë dhe identitetit shtetëror të vendit.

“Presidenca ka përgjegjësi të ruajë vazhdimësinë e shtetit dhe të nderojë trashëgiminë e tij. Kjo përgjegjësi tejkalon mandatin e secilit president dhe duhet të pasqyrohet edhe në mënyrën se si paraqitet shteti në hapësirat e tij zyrtare, para qytetarëve dhe përfaqësuesve të huaj”, thuhet në komunikatë.

Në përfundim, LDK-ja i ka kërkuar presidentes Shiroka-Pula të rishikojë vendimin dhe të rikthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës dhe Deklaratën e Pavarësisë në vendet e tyre të nderit në Presidencë.

Ndërkohë, lidhur me këtë çështje, KOHA ka dërguar pyetje në Presidencë dhe pritet një përgjigje nga institucioni.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.