Shqipëria, tregu kryesor i eksporteve të Kosovës me 182 milionë euro

Importet e Kosovës kanë kaluar 6.3 miliardë euro në dhjetë muajt e parë të vitit 2026, duke shënuar një rritje prej 8.5% krahasuar me një vit më parë. Sipas shifrave, Shqipëria mbetet partneri kryesor i Kosovës për eksportet, ndërsa Kina ka kaluar Gjermaninë si vendi kryesor i origjinës së mallrave të importuara
Kosova ka importuar mbi 6.3 miliardë euro mallra gjatë periudhës janar-tetor 2026, me një rritje prej 8.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Edhe eksportet kanë shënuar rritje më të fortë, duke arritur në 960 milionë euro, ose 23.9% më shumë se në vitin 2025.
Megjithatë, hendeku tregtar mbetet i lartë. Deficiti ka arritur në 5.34 miliardë euro, rreth 300 milionë euro më shumë se një vit më parë, duke dëshmuar varësinë e ekonomisë së Kosovës nga mallrat e importuara.
Në renditjen e vendeve furnizuese, Kina ka kaluar Gjermaninë dhe është bërë partneri kryesor i importit, me 879.4 milionë euro mallra. Pas saj renditen Gjermania me 838.6 milionë dhe Turqia me 740.3 milionë euro.
Ndërsa Shqipëria renditet e nënta ndër vendet nga të cilat Kosova importon më shumë, me 225.2 milionë euro mallra.
Në krahun e eksporteve, Shqipëria mban vendin e parë si destinacioni kryesor i produkteve kosovare, me 182 milionë euro, nga 130.7 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në vendin e dytë renditet Maqedonia e Veriut, me 148.6 milionë euro.
Së bashku, këto dy tregje përthithin rreth 34.4% të eksporteve të Kosovës.
Lexo edhe
KOSOVA
Shkarkohet nga Federata Islamike në Zvicër imami shqiptar: Quajti paradën e LGBT “paradë turpi”!

Kandidati i Listës Studentore nga Kosova: Nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe

Kombëtar Shqiptar, Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës

“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?”/ Pas disfatës përballë studentëve, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste (VIDE...

Vrasja e Diana Kastratit 15 vite më parë, Policia kërkon ndihmë për arrestimin e Adnon Jasharit





