Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Qeverinë e merr Balluku”, Curri zbulon prapaskenat e Asamblesë së PS: Gogu ka 24 orë kohë Shkëlqen Shqipëria, kuqezinjtë kryesues fitojnë ndaj Finlandës Afrim Qendro shkarkohet nga detyra si kreu i IKMT-së “200 lekë për çdo nxënës”/ Pas “Bajram Currit”, edhe shkolla “Nënë Tereza” në Durrës u kërkon prindërve par... EMRI/ I riu shqiptar vdiq tragjikisht në punë, autopsia zbardh shkakun  Policia aksion në Vlorë/ FNSH dhe Krimet zbarkojnë në Çole, në ‘sitë’ disa automjete dhe personat e shpallu... “Të mobilizohemi të gjithë”/ Piranjat News publikon mesazhet ku prindërve u kërkohet të lyejnë e pastrojnë ... Detajet e reja/ Zbardhen lidhjet e Luka Beqirajt, shqiptarit që u ekzekutua në Spanjë Kush është Colette Kress, CEO-ja e përkohshme e Nvidia-s që zëvendëson Jensen Huang? Kryemadhi kundërshton SPAK-un për lobimin në SHBA: Kontratën nuk e ka firmosur Meta! Zbardhen detajet e aksionit sot në Spitalin Rajonal Fier, drejtori merret në pyetje nga prokurorët e SPAK Rama e konfirmon nga Dublini: S’do të ketë samit të NATO-s në Tiranë në vitin 2027
LIFESTYLE

11 fraza që mund të tregojnë se një grua nuk ju pëlqen, edhe kur sillet me mirësjellje

P
Piranjat30 September 2026, 14:51 · 4 min lexim
11 fraza që mund të tregojnë se një grua nuk ju pëlqen,

Një buzëqeshje e këndshme mund të fshehë shumë gjëra, nëse di ku të vëresh. Ndonjëherë, njerëzit sillen me mirësjellje edhe me persona që nuk i pëlqejnë, duke i maskuar mendimet e tyre të vërteta.

 Kur një grua nuk e duron dikë, fjalët e saj mund të marrin nuanca indiference, sarkazme ose përçmimi të maskuar. Në vend që ta shprehë hapur pakënaqësinë, ajo mund ta mbështjellë me fjalë që duken miqësore. Të tipit:

 1. “Uau, qenke shumë e sigurt në vete”
Në vend që të jetë kompliment, mund të nënkuptojë “po e tepron”. Është një mënyrë pasive-agresive për të shprehur mosmiratim pa u përballur drejtpërdrejt.

 2. “Duhet të jetë bukur…”
Kjo frazë mund të fshehë zili ose hidhërim, sidomos kur dikush tregon për diçka që tjetri nuk e ka. Toni sarkastik shpesh e zbulon më shumë se vetë fjalët.

3. “Mirë për ty”
 
Në varësi të mënyrës si thuhet, mund të nënkuptojë “nuk më intereson”. Një arritje mund të minimizohet pa u shprehur hapur ndonjë reagim negativ.

4. “Unë nuk do ta bëja dot kurrë”
Mund të tingëllojë si kompliment për guximin e dikujt, por mund të jetë edhe një kritikë e maskuar ndaj zgjedhjes së tij. Sidomos kur bëhet fjalë për veshjen apo pamjen, mund të nënkuptojë: “Nuk mendoj se duhet ta bësh as ti”.

5. “Nuk ke ndryshuar fare!”
Nëse thuhet me ton të ftohtë, mund të nënkuptojë “dhe nuk jam e sigurt nëse kjo është gjë e mirë”. Fraza mund të fshehë një gjykim për mungesën e ndryshimit ose përmirësimit të dikujt.

6. “Gjithmonë bën zgjedhje interesante”
“Interesante” mund të përdoret si një mënyrë e sigurt për të mos thënë “nuk më pëlqen”. Pikërisht sepse fjala është subjektive, mund të fshehë një kritikë pa e bërë atë të drejtpërdrejtë.

7. “Zoti të bekoftë”
Kjo shprehje mund të përdoret edhe si një fyerje e maskuar, duke nënkuptuar se dikush është naiv ose nuk di çfarë po bën. Pra, një shprehje që duket e ëmbël mund të ketë krejt tjetër kuptim.

8. “Thjesht po përpiqem të të ndihmoj”
Kur një kritikë e ashpër pasohet nga kjo frazë, “ndihma” mund të jetë thjesht një justifikim për gjykimin. Në vend që të japë këshillë të sinqertë, personi mund të përpiqet të maskojë përçmimin si mirësi.

9. “Nuk prisja të të shihja këtu”
Në vend të një përshëndetjeje miqësore, kjo frazë e vë në qendër faktin që prania e dikujt qenka e papritur. Me një buzëqeshje të sforcuar, mund të nënkuptojë: “Në të vërtetë, nuk doja të të shihja këtu”.

10. “Edhe kjo është një mënyrë për ta bërë”
Fraza duket neutrale, por mund të fshehë mosmiratim. Nënteksti mund të jetë: “Unë do ta bëja ndryshe dhe më mirë”.

11. “Jam shumë e lumtur për ty, vërtet”
Fjala “vërtet” mund ta bëjë frazën të tingëllojë e sforcuar. Në vend të një reagimi të ngrohtë dhe spontan, mund të jetë një mënyrë për të bindur tjetrin se gëzimi është i sinqertë, sidomos kur mes dy personave ka konkurrencë ose tension.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.