Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është... Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William... PS e përjashtoi nga grupi parlamentar, reagon Elisa Spiropali Djali i Liridona Ademajt përlot avokatin e familjes, zbulohet kërkesa e tij Grabitet kompania e familjes së Pacollit në Prishtinë Shenjat e rrezikut për infarkt dhe goditje në tru mund të shfaqen 30 vjet përpara "Hanë vetëm një vakt"/ Nxënësit holandezë tronditen nga varfëria në Shqipëri: Jemi me fat që jetojmë në Hol... KMD konstaton shkelje të rënda në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në një barakë pas daljes nga spitali... Ambasadori amerikan Eric Wendt takim me kreun e SPAK, Braho dhe drejtuesin e BKH-së Rikthehet energjia në Përrenjas  Ambasadori amerikan vizitë në SPAK Përmbytet sërish rruga në Bulqizë, vështirësi për këmbësorët dhe automjetet
Menu Kryesore

Tokat djerrë, importet në rritje! Pse po shtrenjtohet ushqimi dhe kush po e paguan faturën?

P
Piranjat 9 October 2026, 12:21 · 3 min lexim
Tokat djerrë, importet në rritje! Pse po shtrenjtohet ushqimi dhe kush

Çmimet e ushqimeve vijojnë të rëndojnë buxhetet e familjeve shqiptare, që thonë se po shkurtojnë shpenzimet. Inflacioni u rrit në 2.8 për qind në shtator, ndërsa ushqimet u shtrenjtuan edhe më tej. Ekspertët kërkojnë më shumë prodhim vendas për të ulur varësinë nga importet.

“Duke e shtrënguar rripin. Nga muaji në muaji i bëjmë ndonjë brimë më shumë që të shtrëngohemi sa më tepër. S’ke ça të bësh”, thotë një qytetar.

Çmimet e ushqimeve dhe produkteve të tjera po rriten këtë fillim-vjeshtë. Për muajin e shkuar, INSTAT vlerëson se inflacioni, treguesi i zhvlerësimit të parasë përballë shtrenjtimit të jetesës ishte 2.8 për qind nga 2.4 për qind shtatorin e një viti më parë.

Në krahasim me gushtin, shtrenjtimi e ka ngadalësuar disi ritmin.

“Ja kemi blerë spinaq e do bëjmë Burani. Ne mirë që na ndihmojnë fëmijët se me këto çmime do kishim ngordhur për bukë”, shprehen qytetarët.

Pavarësisht se në treg pati prodhim vendas, inflacioni tek ushqimet dhe pijet muajin e shkuar u rrit në 2.8 për qind nga 1.8 për qind një vit më parë. Treguesi mbeti i pandryshuar në raport me gushtin.

“Duke parë edhe pjesën e turizmit që po na rritet goxha, do të ishte një gjë e mirë për ne sikur të ktheheshin pak sytë te bujqësia. Do ndihmonte ekonominë, fermerët, pra të gjithë ne. Do plotësonte nevojat edhe për turizmin, por edhe për konsum të brendshëm”, thotë Ilir Pilku, ekspert i sektorit bujqësor.

Për shkak edhe të lënies së tokës “djerrë”, si pasojë edhe e braktisjes nga njerëzit sot vendi po varet thuajse tërësisht nga importi.

“Së pari prodhimi ynë bujqësor duhet të strukturohet më mirë dhe t’i përshtatet ndryshimeve klimatike. E para duhet të dalim me prodhim shumë më herët dhe e dyta në kulmin e sezonit turistik veror që është në muajt korrik e gusht ne duhet të kemi sa më shumë prodhim vendas”, thotë Pilku.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se nga 1.8 për qind në shtator 2025, muajin e shkuar inflacioni te lëndët djegëse u rrit në 2.7 për qind. /A2 CNN

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

MENU KRYESORE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.