“Rrezikon shembjen”/ Banorët në Shkodër apel për ndërhyrje në urën e Bardhajve
Rreth 4 mijë banorë të zonave të ndryshme rurale që lidhen me qytetin e Shkodrës me urën e Bardhajve rrezikojnë

Rreth 4 mijë banorë të zonave të ndryshme rurale që lidhen me qytetin e Shkodrës me urën e Bardhajve rrezikojnë çdo ditë gjatë kalimit në këtë urë, e cila ka pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme.
Projekti për rikonstruksionin e saj i lajmëruar që në muajin qershor, ende nuk ka nisur të zbatohet.
Ura e Bardhajve, e cila lidh qytetin e Shkodrës me fshatrat e zonës së Rrethinave, po shkon drejt degradimit.
Në ketë urë kalojnë afro 4 mijë banorë, te cilët në mënyrë të përsëritur dhe tani para stinës së dimrit dhe reshjeve që pritet të shtohen, kanë apeluar sërish që të merren masa pa ndodhur ndonjë ngjarje më e rëndë.
Rritja e nivelit të lumit Kir rrezikon akoma më shumë qëndrueshmërinë e kësaj ure.
Problematikat e gjendjes së kësaj ure pranohen edhe nga Bashkia e Shkodrës, e cila në qershor të këtij viti lajmëroi hartimin e një projekti për rikonstruksionin e plotë të saj, në bashkëpunim me Emergjencat Civile, por që deri më tani nuk ka asnjë veprim konkret./ A2 CNN
Lexo edhe
AKTUALITET
Arrestohen tre persona në Durrës, njëri prej tyre grabiti taksistin, dy të tjerët kapen me kanabis në port

Jorgo Goro i drejtohet Kushtetueses, kërkon pezullimin e dënimit dhe konfiskimit të pasurisë

Modeli KAYO edhe në shëndetësi/ Klodiana Spahiu firmos projektin që refuzoi Evis Sala

Fqinji bllokon rrugën e përbashkët në Xhafzotaj, qytetari për Piranjat News: Më duhet teleferik për të shkuar në shtëpi!

I bëri letër Ballukut nga burgu, drejtoria e burgjeve kontroll blic në qelinë e Veliajt, kryebashkiaku: Lapsin dhe letrën nuk ma merrni d...





