Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Speca me prani të lartë nikeli/ Kroacia bllokon sërish ngarkesat nga Shqipëria, hera e pestë në pak muaj Gjobë 1 milion lekë në muaj çdo filiali poste në Durrës, ja si ngriti skemën Fetah Mataj! Zbardhen dëshmitë... Tensione te Kryeministria, policia shtyn me forcë qytetarët në trotuar “Jalta e re” zgjati 80 minuta/ Fituesit dhe humbësit e takimit historik mes Xi, Trump dhe Putin Skandali në Postën e Durrësit/ Jo vetëm pensionet, dyshohet se u vodhën edhe pagesat e qytetarëve për Kadas... Pse kryeministri kanadez shkoi në Kinë dhe nuk mori pjesë në bisedimet e sotme për Ukrainën? Haaland i jashtëzakonshëm, arrin 68 gola sa Mbappe por me 47 ndeshje me pak Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi “Lulet vyshken, por dashuria mbetet gjithmonë”, Brikena Selmanaj merr dhuratën e veçantë, mesazhi i saj ngr... Rënie historike e euros, monedha europiane zbret nën 90 lekë për herë të parë U gjet në trupin e një viktime të Titanikut, ora pritet të shitet për një shumë marramendëse Kandidati i Listës Studentore zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë
BOTA

“Dëgjova në Tv krimin e tmerrshëm në familje”/ Historia tragjike e Davidit! Dëgjoi gruan të gënjente për 9 ditë, derisa një semafor e tradhtoi

P
Piranjat19 November 2026, 18:28 · 8 min lexim
“Dëgjova në Tv krimin e tmerrshëm në familje”/

Një histori që kishte tronditur SHBA-në, konkretisht Karolinën e Jugut, 32 vite më parë, po rikthehet këto ditë në gjykatë. Bëhet fjalë për gruan që vrau dy djemtë e saj, gënjeu për nëntë ditë dhe në fund bashkëshorti i saj mësoi përmes televizionit se ajo kishte pranuar krimin.

Bëhet fjalë për Susan Smith, e cila në tetor të vitit 1994 mori në makinë dy djemtë e saj të vegjël, Michaelin 3-vjeçar dhe Alexin vetëm 14 muajsh. Ajo i lidhi në sediljet e tyre të posaçme për fëmijë, vendosi marshin në neutral në makinën tip Mazda, dhe e la atë të rrëshqiste drejt liqenit “John D. Long”, në kontenë Union.

Pas aktit të paimagjinueshëm, Smith pretendoi se një burrë me ngjyrë e kishte kërcënuar me armë dhe i kishte vjedhur makinën, ndërsa ajo kishte ndaluar në një semafor në qytetin e afërt të Unionit. Sipas saj, autori ishte larguar me makinë, ndërsa dy fëmijët ndodheshin në sediljen e pasme.

Për nëntë ditë, bashkëshorti i saj i atëhershëm, David Smith, dëgjonte gruan që kishte pranë teksa rrëfente historinë e sajuar, ndërsa të dy përgjëroheshin që fëmijët e tyre të ktheheshin shëndoshë e mirë.

E tradhtoi një semafor

Pas zhdukjes së fëmijëve, autoritetet nisën kërkimet për një burrë që, siç rezultoi më vonë, nuk kishte ekzistuar kurrë. Historia e Smith u besua nga policia, e cila arriti deri aty sa të përgatiste edhe një skicë të personit që ajo pretendonte se i kishte vjedhur makinën, rreth tetë kilometra larg liqenit ku u gjetën të vdekur dy fëmijët.

Megjithatë, shumë shpejt Susan Smith nisi të binte në kundërshtim me deklaratat e saj. Dyshimet e hetuesve u kthyen në bindje pasi ajo iu nënshtrua testit të poligrafit (detektorit të gënjeshtrës), të cilin nuk arriti ta kalonte.

Duke hetuar më në detaje dëshminë e Smith, policët zbuluan pikën e dobët të rrëfimit të saj: një semafor.

Konkretisht, Susan Smith kishte deklaruar se ishte e vetme në rrugë dhe kishte ndaluar në semafor të kuq kur dy djemtë e saj u rrëmbyen. Por semafori në kryqëzimin përkatës ishte i programuar të qëndronte i gjelbër për drejtimin në të cilin ajo po udhëtonte, përveç rasteve kur kishte një automjet në rrugën pingule.

E vërteta iu zbulua përmes televizionit

Siç ka treguar David Smith për CNN, ai ndodhej në shtëpinë e prindërve të bashkëshortes së tij kur në televizor u transmetua një lajm urgjent, ku njoftohej se gruaja e tij kishte pranuar se kishte vrarë dy djemtë e tyre.

Ai kujton se doli me vrap nga dera e pasme dhe u fut në pyll, derisa në një fushë pranë shtëpisë u ul një helikopter i sherifit për t'i komunikuar lajmin e tmerrshëm.

“Nuk e dija çfarë po ndodhte. Unë e kisha besuar. Mësova nga televizioni, në një transmetim të drejtpërdrejtë, se ajo kishte vrarë fëmijët tanë”, rrëfen sot Smith.

Michael kishte dorën mbështetur te xhami

Gjatë gjyqit të Susan Smith në vitin 1995 për vrasjen e fëmijëve, prokurorët pretenduan se ajo i kishte mbytur pasi një burrë me të cilin kishte një marrëdhënie jashtëmartesore i kishte dhënë fund lidhjes, sepse nuk dëshironte të kishte fëmijë.

Gjatë procesit gjyqësor u bë e ditur se dora e vogël e Michaelit ishte mbështetur te xhami kur makina u gjet e përmbysur në fund të liqenit. Brenda saj u gjetën gjithashtu fustani i nusërisë së Smith dhe albumi me fotografitë e saj.

Në atë periudhë, çifti ishte i ndarë. Megjithëse Susan Smith pranoi se e kishte futur makinën në liqen, avokatët e saj e përshkruan krimin si një përpjekje të dështuar për vrasje dhe vetëvrasje, duke pretenduar se fillimisht ajo kishte synuar të ndodhej edhe vetë në makinë, së bashku me fëmijët.

Hetuesit kryen disa prova dhe zbuluan se makina kishte qëndruar në sipërfaqen e liqenit për rreth gjashtë minuta.

“Nuk kam ndjerë kurrë se ajo është penduar vërtet. Nuk ka thënë as edhe një herë: ‘Më vjen keq’”, shprehet David Smith.

Dy djemtë u varrosën së bashku në një arkivol të bardhë me detaje të arta, në një varrezë pranë kishës ku prindërit e tyre kishin kurorëzuar martesën.

Në gurin e varrit është gdhendur fjalia: “Ai është vëllai im i vogël dhe unë e dua”.

David Smith nuk ka komunikuar me ish-bashkëshorten që prej dënimit të saj. Herën e fundit që kanë folur, rreth një muaj pas arrestimit të saj, ai thotë se e kishte pyetur përse i vrau djemtë e tyre. “Nuk e di”, kujton ai përgjigjen e saj.

Kërkesa për falje dhe lirim me kusht

E dënuar për dy vrasje, Susan Smith ka kaluar tri dekadat e fundit në një burg të Karolinës së Jugut, duke vuajtur një dënim nga 30 vjet deri në burgim të përjetshëm.

David Smith thotë se ende e ka të vështirë të kuptojë se përse ish-bashkëshortja vrau fëmijët e tyre.

“Ata nuk kishin bërë asgjë të keqe. Nuk ishin as aq të rritur sa të konsideroheshin përgjegjës për gabimet e tyre në sytë e Zotit”, shprehet ai.

Ish-bashkëshortja e tij pritet të dalë përpara Bordit të Lirimit me Kusht dhe të Faljeve të Karolinës së Jugut, në Columbia. Ndërkohë, David Smith ka deklaruar se do të paraqitet për të kundërshtuar lirimin e saj, ashtu siç bëri edhe në seancën e parë për lirimin me kusht, dy vite më parë.

“Për mua është e rëndësishme t'i kujtoj bordit se mund të kenë kaluar 32 vite, por për mua është sikur gjithçka ka ndodhur dje. Këto 32 vite nuk e kanë ndryshuar dhimbjen”, thotë ai për CNN, duke shtuar:

“Nëse do të mund të zgjidhja, do të doja që ajo të qëndronte në burg deri në fund të jetës së saj.”  /PiranjatNews/

 

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.