Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gazment Bardhi nxjerr zbuluar Ramën: Inaguron të njëjtin shërbim dy herë, në 2023 dhe në 2026! Bie dëbora e parë në Qafë Thore, zbardhet rruga Shkodër-Theth Reforma Zgjedhore, Komisioni i Venecias dërgon dy ekspertë në Tiranë Kërcënime për bombë në disa shkolla në Danimarkë dhe Gjermani Sulm kibernetik ndaj kompanisë “Samsung”, preken mijëra klientë Aksioni anti-drogë i AMP-së në Gramsh, dy persona në arrest shtëpiak përfundojnë në qeli, u kapën me 560 gr... Shpërthimi me eksploziv në banesën e 47-vjeçares në Tiranë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori 60-... Plarent Ndreca: PS është kthyer 35 vite pas! Vrasja e “Sel Çamit” në Fier, policia: Ja si arritën autorët tek objektivi Nga portet e Holandës në zemër të Italisë, si po ndryshojnë shqiptarët hartën e trafikut të kokainës në Evr... Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar Po udhëtonin drejt një feste ditëlindjeje, aksidenti i merr jetën 31-vjeçares shqiptare në Itali! Plagosen ...
SPORT

Messi kryeson listën e lojtarëve më të paguar në MLS, përfiton 28.3 milionë dollarë në vit

Lionel Messi vazhdon të jetë futbollisti me të ardhurat më të larta nga paga në kampionatin amerikan të futbollit, MLS

P
Piranjat23 November 2026, 12:46 · 1 min lexim
Messi kryeson listën e lojtarëve më të paguar në MLS,

Lionel Messi vazhdon të jetë futbollisti me të ardhurat më të larta nga paga në kampionatin amerikan të futbollit, MLS. Sipas shifrave të publikuara nga Sindikata e Futbollistëve, ylli argjentinas mban bindshëm vendin e parë në listën e lojtarëve më të paguar.

Sulmuesi i Inter Miamit përfiton 28.3 milionë dollarë në vit, rreth 8 milionë më shumë krahasuar me sezonin e kaluar. Kontrata e tij me klubin amerikan është e vlefshme deri në vitin 2028. Kjo shumë përfaqëson vetëm pagën e tij dhe nuk përfshin të ardhurat nga marrëveshje apo aktivitete të tjera komerciale.

Në vendin e dytë renditet sulmuesi polak Robert Lewandowski, i cili përfiton 19.51 milionë dollarë në vit, ndërsa podiumi plotësohet nga francezi Antoine Griezmann me një pagë vjetore prej rreth 13.94 milionë dollarësh. Kështu, Messi ruan distancën e konsiderueshme nga rivalët e tij, duke mbetur emri më i paguar në futbollin amerikan.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.