Mjegulla “pushton” Kukësin, vështirësi në Rrugën e Kombit, ja segmenti ku drejtuesit duhet të tregojnë kujdes

Mjegulla ka përfshirë që në orët e para të mëngjesit qytetin e Kukësit, duke ulur ndjeshëm shikueshmërinë dhe duke krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor.
Fenomeni është shfaqur fillimisht në zonat e ulëta dhe lugina, për t’u shtrirë më pas në të gjithë hapësirën e qytetit dhe njësitë administrative përreth.
Situata paraqitet problematike edhe në Rrugën e Kombit, ku mjegulla është veçanërisht e pranishme në segmentin Pobreg-Kolsh.
Për shkak të fushëpamjes së kufizuar, drejtuesit e automjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë distancën e sigurisë, me qëllim shmangien e aksidenteve të mundshme.
Mjegulla është një fenomen natyror karakteristik për zonën e Kukësit gjatë stinës së vjeshtës, veçanërisht në orët e para të ditës. Ndërsa prania e saj në akset rrugore kërkon vëmendje të shtuar nga drejtuesit e mjeteve.
Lexo edhe
AKTUALITET
Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sot protestë kombëtare/ Studentët mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit, të rinjtë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme

Policia jep detaje/ 37-vjeçari me probleme mendore sulmon me sende të forta prindërit, babai rëndë te Trauma

Atentat në Athinë/ 36-vjeçari shqiptar qëllohet me armë zjarri brenda automjetit

E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit!

Aksident në aksin Tuneli i Krrabës–Bradashesh, përplasen dy automjete

U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, Nikolin Pali ekzekutoi dy vëllezër në Shkodër. Kush janë ata





