Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Policia jep detaje/ 37-vjeçari me probleme mendore sulmon me sende të forta prindërit, babai rëndë te Trauma

Gruaja u transportua në Spitalin e Durrësit, ku ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore, ndërsa i 72-vjeçari, i cili ka marrë dëmtime në kokë, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore.,Durres,spitali i traumes,plagosje

P
Piranjat 6 November 2026, 21:27 · 2 min lexim
Policia jep detaje/ 37-vjeçari me probleme mendore sulmon me sende

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, ku një 37-vjeçar me probleme të shëndetit mendor ka goditur me sende të forta prindërit e tij, babain 72-vjeç dhe të ëmën 69-vjeçare.

 Pas sulmit, gruaja u transportua në Spitalin e Durrësit, ku ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore, ndërsa i 72-vjeçari, i cili ka marrë dëmtime në kokë, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

 Policia ka shoqëruar 37-vjeçarin, ndërkohë që po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak-Në fshatin Rrushkull, Manëz, Durrës, përballë banesës së tij, shtetasi E. K., 37 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, ka goditur me sende të forta prindërit e tij, shtetasin S. K., 72 vjeç, dhe shtetasen F. K., 69 vjeçe.

Shtetasja F. K. ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, në gjendje të stabilizuar, ndërsa shtetasi S. K., i cili ka dëmtime në kokë, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është nisur drejt Spitalit të Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar.

Shtetasi E. K. është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.