Moderatorja britanike shtatzënë në moshën 59-vjeçare, zbulon surprizën live në transmetim

Një lajm i papritur ka surprizuar panelistët dhe teleshikuesit gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në televizionin britanik GB News. Moderatorja dhe infermierja Renee Hoenderkamp ka zbuluar se është shtatzënë për herë të tretë, në moshën 59-vjeçare.
Lajmin e bëri të ditur më 15 nëntor, gjatë një diskutimi televiziv, ku tregoi se është në javën e 12-të të shtatzënisë dhe se pret një vajzë tjetër.
Gjatë bisedës, Hoenderkamp shpjegoi se tema e diskutuar kishte prekur edhe përvojën e saj personale si grua dhe nënë e dy fëmijëve të moshave shumë të ndryshme.
“Unë jam një grua, por jam gjithashtu edhe nënë. Kam një djalë të rritur dhe një vajzë shumë të vogël”, u shpreh ajo, përpara se të ndante lajmin e papritur me kolegët.
“Do të bëhem së shpejti nënë e tre fëmijëve. Aktualisht jam 12 javëshe shtatzënë me fëmijën tim të radhës”, zbuloi moderatorja.
Renee është tashmë nënë e një djali 37-vjeçar dhe e vajzës Alice, 8 vjeçe. Ajo tregoi se fillimisht kishte qenë e bindur se fëmija që priste do të ishte djalë, por tashmë ka mësuar se do të sjellë në jetë një tjetër vajzë.
Vendimi për t’u bërë sërish nënë nuk ka qenë i lehtë. Moderatorja zbuloi se ideja për të pasur një fëmijë tjetër e kishte shoqëruar prej rreth 18 muajsh. Edhe pse kishte ngrirë më parë vezët, ajo nuk arriti të gjente specialistë fertiliteti në Mbretërinë e Bashkuar që të pranonin ta ndihmonin për shkak të moshës.
Për këtë arsye, Hoenderkamp iu drejtua trajtimit të fertilitetit në Poloni, ku iu deshën tri përpjekje për të arritur shtatzëninë.
Ajo ka treguar gjithashtu se vendimi për të sjellë në jetë një fëmijë në një moshë më të madhe nuk është pritur gjithmonë pozitivisht. Pas lindjes së vajzës Alice, kur ishte 50 vjeçe, moderatorja ishte përballur me kritika dhe komente personale për zgjedhjen e saj.
Lajmi i shtatzënisë shkaktoi reagime të menjëhershme në studio. Një prej panelistëve pranoi fillimisht se kishte mbetur i hutuar nga njoftimi, ndërsa Cai Wilshaw e cilësoi atë si “të mrekullueshëm”. Nga ana tjetër, Tre Lowe e përshkroi shtatzëninë si “një mrekulli”.
Pas transmetimit, Hoenderkamp falënderoi përmes një postimi në rrjetin social X të gjithë ata që i kishin dërguar urime, duke iu përgjigjur edhe personave që vijonin të kritikonin vendimin e saj për t’u bërë nënë në këtë moshë.
Lexo edhe
SHOWBIZ
“Lulet vyshken, por dashuria mbetet gjithmonë”, Brikena Selmanaj merr dhuratën e veçantë, mesazhi i saj ngre dyshime

“Nuk dinë as të flasin”, Rike Roçi thumbon moderatorët dhe bën rrëfimin për tradhtinë

"Besoj te syri", Kanita zbulon pse e mban të fshehtë romancën me djalin e Metës

Harry Styles, Billie Eilish dhe Cher kryesojnë listën e artistëve të festivalit “Glastonbury 2027”

Një tjetër sukses për yllin shqiptar, Dua Lipa merr certifikimin Diamant për "Levitating"




