"Besoj te syri", Kanita zbulon pse e mban të fshehtë romancën me djalin e Metës
Ndonëse jeta sentimentale e personazheve të njohur shpesh bëhet pjesë e interesit publik, Kanita duket se ka zgjedhur të ndjekë një tjetër rrugë

Ndonëse jeta sentimentale e personazheve të njohur shpesh bëhet pjesë e interesit publik, Kanita duket se ka zgjedhur të ndjekë një tjetër rrugë. Këngëtarja shqiptare preferon t'i mbajë larg vëmendjes marrëdhëniet personale, duke mos ndarë me publikun detaje nga kjo pjesë e jetës së saj.
Gjatë një interviste në TAR, ajo u pyet për këtë zgjedhje dhe shpjegoi se privatësia i jep qetësi, ndërsa theksoi se nuk dëshiron që të tjerët të kenë hapësirë për të ndërhyrë në gjërat që i përkasin vetëm asaj.
“Preferoj mos të flas për jetën private. Është diçka shumë e shenjtë për mua, dhe mendoj se kur është private nuk mund të ndërhyjë asnjë njeri tjetër dhe jam më e qetë. Besoj te syri”, u shpreh Kanita.
Këngëtarja është përfolur për lidhjen me Besar Metën, djalin e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, megjithatë duket se nuk ka ndërmend ta kthejë romancën e saj në një temë diskutimi publik. Për të, disa gjëra kanë më shumë vlerë kur mbeten vetëm mes njerëzve që i përjetojnë.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Harry Styles, Billie Eilish dhe Cher kryesojnë listën e artistëve të festivalit “Glastonbury 2027”

Një tjetër sukses për yllin shqiptar, Dua Lipa merr certifikimin Diamant për "Levitating"

Edhe Brad Pitt pjesë e sagës 007?

“Çfarë ka për të ngrënë?”, Dua Lipa flet për fëmijërinë: Shqipja gjuha ime e parë

Dolce shfaqet në krah të të dashurit, pozon para pasqyrës me fustan të bardhë elegant

Rrëfimet e pazakonta të Macronit/ Gjyshja që i kontrollonte jetën dhe dashuria me mësuesen 24 vite më të madhe

Blerina tregon si reagoi Gjesti kur mësoi për Atdheun: Ja çfarë i tha motrës së tij

Romancë e re në showbiz/Aktorja e njohur dhe futbollisti nuk e fshehin më lidhjen






