Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Thatësira dhe probleme me furnizimin me ujë, Fixhi shpall gjendje katastrofe kombëtare për shkak të El Niño... Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe arrin vlerësimin 1.5 trilionë d... Deklaratë e përbashkët SHBA-Kinë-Rusi pas takimit të liderëve, çfarë u dakordësua për armët bërthamore, ene... Kosovë, shtyhet seanca ku pritej rishqyrtimi i Ligjit për Specialen Konflikti mes të dënuarve në burgun e Shkodrës, një i arrestuar dhe një tjetër nën hetim, gjendet telefon n... Tabaku kundër aktit për tubimet: Po i jepni policisë pushtetin e gjykatës Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%. Rrogat e mesme me 30%! Asnjë pension nën 200 euro “Bashkëpunim me çdo forcë politike”/ Berisha zbulon kushtet e bashkimit opozitar: Të gjithë kundër Ramës, p... Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin vetëm 1 për qind të GDP... "Pritja jote krenare ishte motivi im"/ Deputeti Luçiano Boçi humb nënën, dedikimi prekës: Viola ime e shtre... Harrojeni “123456”, një fjalë e pazakontë është fjalëkalimi më i përdorur në Zvicër Shembet masivi shkëmbor në rrugën Qafë Buall-Krastë, bllokohet qarkullimi
SHOWBIZ

Harry Styles, Billie Eilish dhe Cher kryesojnë listën e artistëve të festivalit “Glastonbury 2027”

P
Piranjat19 November 2026, 13:24 · 3 min lexim
Harry Styles, Billie Eilish dhe Cher kryesojnë listën e artistëve

Harry Styles, Billie Eilish, Sam Fender dhe Cher janë emrat kryesorë të konfirmuar për edicionin e vitit 2027 të festivalit të famshëm të muzikës “Glastonbury 2027” në Britaninë e Madhe, sipas “The Independent”.

Pas një viti pushim në 2026, festivali do të rikthehet më 23–27 qershor 2027, në Worthy Farm, në zonën e Piltonit, në Somerset të Anglisë.

Harry Styles, Billie Eilish dhe Sam Fender do të jenë artistët kryesorë, që do të performojnë në skenën kryesore të festivalit, të njohur si “Pyramid Stage”.

Ndërsa këngëtarja Cher do të jetë pjesë e programit të veçantë të së dielës pasdite, i njohur si “Legends Slot”, ku performojnë artistë të njohur me karrierë të gjatë muzikore dhe këngë të famshme.

Cher do të rikthehet në skenë, pavarësisht se nuk ka zhvilluar turne koncertesh që nga viti 2020. Në këtë program kanë performuar edhe më herët emra të njohur si Rod Stewart, Diana Ross dhe Kylie Minogue.

Mes artistëve të tjerë të konfirmuar për festivalin janë Massive Attack, Lily Allen, Little Simz, The XX, Chase & Status, Sombr, Ezra Collective dhe Kraftwerk.

Në listën e artistëve që do të performojnë përfshihen gjithashtu FKA Twigs, Lola Young, Primal Scream, Robyn, Teddy Swims, Ellie Goulding dhe Kacey Musgraves. Organizatorët bëjnë të ditur se emrat e tjerë, do të publikohen në muajt në vijim.

Harry Styles do të performojë në festivalin “Glastonbury 2027” për herë të parë, pas koncerteve të tij në stadiumin Wembley në Londër, gjatë këtij viti.

Ndërsa për Billie Eilish, e cila është 24 vjeçe, kjo do të jetë hera e dytë që merr pjesë si një nga artistet kryesore të festivalit. Ajo ka kryesuar “Glastonbury” edhe në vitin 2022.

Edhe Sam Fender është rikthyer në festival pas performancës së tij në edicionin e vitit 2022. Rikthimi i tij vjen pas suksesit të këngës “Rein Me In”, e cila u bë kënga që qëndroi më gjatë në vendin e parë të klasifikimit muzikor britanik.

Organizatorja e festivalit, Emily Eavis, njoftoi dot emrat e parë të artistëve, përmes një postimi në Instagram.

Në edicionin e fundit, të zhvilluar në vitin 2025, artistët kryesorë ishin grupi The 1975, këngëtari Neil Young me grupin e tij The Chrome Hearts dhe këngëtarja Olivia Rodrigo.

Pas këtij edicioni, festivali nuk u organizua në vitin 2026, sipas traditës së organizatorëve për të lënë një vit pushim, në mënyrë që zona ku zhvillohet aktiviteti të rinovohej. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.