Moti i keq/ Pa energji Kukësi, Hasi dhe Tropoja, përroi del nga shtrati dhe bllokon rrugën në Theth
Në Veri të vendit moti u përkeqësua, me reshje shiut të shoqëruara me erë të fortë

Në Veri të vendit moti u përkeqësua, me reshje shiut të shoqëruara me erë të fortë.
Për pasojë ka shkaktuar problematika në disa zona të Qarkut të Kukësit. Një numër të konsiderueshëm njësish administrative dhe lagjesh ka pasur ndërprerjet e energjisë elektrike.
Pa energji elektrike në disa zona të Kukësit, Hasit dhe Tropojës.
Reshjet gjithashtu kanë shkaktuar edhe rënie inertesh dhe gurësh në disa segmente të rrugëve nacionale.
Në Bashkinë Tropojë është evidentuar rënie gurësh në aksin rrugor Margegaj–Valbonë. Probleme ka pasur edhe në Shkodër. Përroi ka dalë nga shtrati në Theth dhe është bllokuar rruga Theth–Ndërlysaj.
Për momentin, nuk ka rrezik për banesat, ndërsa autoritetet po marrin masat për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit.
Kryesisht në Veri të vendit parashikohet të ketë shtrëngata të herëpashershme edhe përgjatë fundjavës.
Mot të paqëndrueshëm do ketë në fundjavë në të gjithë territorin e vendit, me temperatura që variojnë nga 8 deri në 23 gradë celsius.
Lexo edhe
SOCIALE
Helmimi i fëmijëve në kopshtin nr.10 në Vlorë, Qendra e Shërbimeve Ligjore Evropiane kërkon hetim penal

Shqipëria drejt tkurrjes së popullsisë, e dyta në Europë pas Ukrainës!

“Të mobilizohemi të gjithë”/ Piranjat News publikon mesazhet ku prindërve u kërkohet të lyejnë e pastrojnë klasat në Durrës!

Paralajmërohen reshje shiu intensive, ja qytetet më të rrezikuar

Grip, viroza dhe infeksione respiratorë tek fëmijët, mjekët: Kujdes, pasi infeksionet virale po rikthehen sërish pas mjekimit





