Rike Roçi: Të gjithë duan të bëhen moderatorë, edhe kur nuk dinë të flasin

Modelja dhe aktorja Rike Roçi ka ndarë më shumë detaje për karrierën e saj dhe arsyet pse e sheh veten më shumë në botën e filmit sesa në moderim.
E ftuar në emisionin “Takohemi n’Vizion”, në një bisedë me Fjodora Fjorën, ajo nuk i kurseu kritikat ndaj personave që bëhen moderatorë pa pasur përgatitjen e duhur.
Roçi foli edhe për paragjykimet, duke theksuar se njerëzit që e njohin nga afër e dinë përkushtimin e saj ndaj punës.
Pjesë nga intervista:
Fjodora Fjora: E kishe ëndërr tënden të bëheshe producente?
Rike Roçi: Po, se kam parë që duan të bëhen të gjithë moderatorë, edhe kur nuk dinë të flasin. Edhe kur vijnë nga Italia dhe mezi flasin. Në film je me regjistrim, ke një regjisor dhe, edhe nëse e thua një fjalë gabim, e përsërit sërish. Duhet të jesh shumë i përgatitur për të bërë moderatoren. Dhe unë e gjej veten më shumë te filmi. Në Shqipëri, të jesh një vajzë bionde simpatike… ka pak paragjykime, nuk ta marrin shumë seriozisht punën. Njerëzit që më rrinë afër e dinë sa shumë i përkushtohem unë punës./vizionplus.tv
Lexo edhe
SHOWBIZ
Moderatorja britanike shtatzënë në moshën 59-vjeçare, zbulon surprizën live në transmetim

“Lulet vyshken, por dashuria mbetet gjithmonë”, Brikena Selmanaj merr dhuratën e veçantë, mesazhi i saj ngre dyshime

“Nuk dinë as të flasin”, Rike Roçi thumbon moderatorët dhe bën rrëfimin për tradhtinë

"Besoj te syri", Kanita zbulon pse e mban të fshehtë romancën me djalin e Metës

Harry Styles, Billie Eilish dhe Cher kryesojnë listën e artistëve të festivalit “Glastonbury 2027”

Një tjetër sukses për yllin shqiptar, Dua Lipa merr certifikimin Diamant për "Levitating"

Edhe Brad Pitt pjesë e sagës 007?

“Çfarë ka për të ngrënë?”, Dua Lipa flet për fëmijërinë: Shqipja gjuha ime e parë




