Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
NATO anulon samitin në Shqipëri, Rutte: Takimet do të zhvillohen vetëm kur të ketë nevojë SPAK kërkon ekstradimin menjëherë në Shqipëri të "Sakatit", i përfshirë në goditjen e Lulzim Mashës “Kujtoni fatin e Pompeut”/ Irani kërcënon SHBA-në: Edhe ushtria më e fuqishme mund të mposhtet! EMRAT/ Përleshje me thikë në burgun e Durrësit, një i plagosur “AI nuk zëvendëson policinë në rrugë, por bën punën e 30 efektivëve”/ Si po përdoret inteligjenca artificia... Vdes “Kumbari” i karteleve të Meksikës. Kush ishte Miguel Gallardo që ndryshoi trafikun e drogës dhe alranc... Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Njihuni me parashikimin e motit Nga frigoriferët e hackeruara tek alarmet për bomba! Kush po shkakton kaos në Evropë? KLSH: 783 milionë lekë subvencione pa kontroll për transportin publik në Tiranë BSH: Inflacioni në muajt e verës u rrit edhe nga... kondicionerët Shqipëria ndan më pak të ardhura për më të varfrit se i gjithë rajoni Horoskopi/ Surpriza në dashuri për disa shenja, vështirësi financiare për të tjerat!
AKTUALITET

NATO anulon samitin në Shqipëri, Rutte: Takimet do të zhvillohen vetëm kur të ketë nevojë

NATO nuk do të mbajë samitin e liderëve të planifikuar për vitin 2027 në Shqipëri, ndërsa Aleanca Veriatlantike pritet të

P
Piranjat16 November 2026, 09:14 · 2 min lexim
NATO anulon samitin në Shqipëri, Rutte: Takimet do të zhvillohen

NATO nuk do të mbajë samitin e liderëve të planifikuar për vitin 2027 në Shqipëri, ndërsa Aleanca Veriatlantike pritet të reduktojë edhe numrin e takimeve të nivelit të lartë gjatë kësaj periudhe.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë mund të mbahet në vitin 2028, pasi është vendosur që takimi i planifikuar për vitin 2027 të mos zhvillohet.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se samitet e liderëve do të organizohen vetëm kur të konsiderohen të nevojshme.

Ndryshimet nuk kufizohen vetëm te takimi i liderëve. Edhe ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare nuk do të zhvillojnë takimin e planifikuar për tetor të vitit 2027.

Po ashtu, ministrat e Jashtëm të vendeve të NATO-s do të takohen vetëm një herë gjatë vitit të ardhshëm, në vend të dy takimeve që mbaheshin zakonisht.

Vendimi për reduktimin e takimeve të nivelit të lartë vjen në një periudhë tensionesh brenda Aleancës lidhur me shpenzimet për mbrojtjen, si dhe zhvillimet që lidhen me Iranin dhe luftën në Ukrainë.

Kështu, Shqipëria, e cila ishte paraparë të mirëpriste liderët e vendeve anëtare të NATO-s në vitin 2027, mund të presë samitin e radhës në vitin 2028, ose mund edhe të mos mbahet as atëherë.

NATO will skip its planned 2027 leaders’ summit in Albania and reduce high-level meetings amid tensions over defense spending, Iran and Ukraine.

Albanian Prime Minister Edi Rama said the next summit could take place in Tirana in 2028, while NATO chief Mark Rutte said summits would be held only when necessary.

Defense ministers will also skip their October 2027 meeting, and foreign ministers will meet just once next year instead of twice.

Source: AP

— Clash Report (@clashreport) November 15, 2026

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.