Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Kujtoni fatin e Pompeut”/ Irani kërcënon SHBA-në: Edhe ushtria më e fuqishme mund të mposhtet! Përleshje me thikë në burgun e Durrësit, një i plagosur (EMRAT) “AI nuk zëvendëson policinë në rrugë, por bën punën e 30 efektivëve”/ Si po përdoret inteligjenca artificia... Vdes “Kumbari” i karteleve të Meksikës. Kush ishte Miguel Gallardo që ndryshoi trafikun e drogës dhe alranc... Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Njihuni me parashikimin e motit Nga frigoriferët e hackeruara tek alarmet për bomba! Kush po shkakton kaos në Evropë? KLSH: 783 milionë lekë subvencione pa kontroll për transportin publik në Tiranë BSH: Inflacioni në muajt e verës u rrit edhe nga... kondicionerët Shqipëria ndan më pak të ardhura për më të varfrit se i gjithë rajoni Horoskopi/ Surpriza në dashuri për disa shenja, vështirësi financiare për të tjerat! Taksë qarkullimi apo rritje taksës së makinës, ku është pagesa më e drejtë? Shqipëria mbyll llogaritë, ngjitet në Ligën B, triumf me zemër ndaj Bjellorusisë
BOTA

“Kujtoni fatin e Pompeut”/ Irani kërcënon SHBA-në: Edhe ushtria më e fuqishme mund të mposhtet!

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i është përgjigjur homologut të tij amerikan, Marco Rubio, me një mesazh të koduar historik, duke rikujtuar fatin tragjik të gjeneralit romak Pompeu. Përmes një postimi në platformën X, Araghchi paralajmëroi se epërsia ushtarake nuk garanton fitoren dhe se ata që mbështeten vetëm te forca mund të përballen me […]

P
Piranjat16 November 2026, 08:51 · 3 min lexim
“Kujtoni fatin e Pompeut”/ Irani kërcënon SHBA-në:

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i është përgjigjur homologut të tij amerikan, Marco Rubio, me një mesazh të koduar historik, duke rikujtuar fatin tragjik të gjeneralit romak Pompeu. Përmes një postimi në platformën X, Araghchi paralajmëroi se epërsia ushtarake nuk garanton fitoren dhe se ata që mbështeten vetëm te forca mund të përballen me disfata shkatërruese.

Reagimi i kryediplomatit iranian erdhi pas një fjalimi të Rubios në konferencën vjetore të Shoqërisë Federaliste, ku sekretari amerikan i Shtetit kritikoi Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP) dhe përdori një shprehje që i atribuohet gjeneralit romak Pompeu: “Mos i përdorni ligjet kundër njerëzve që mbajnë shpata”.

Rubio e përdori këtë referencë për të argumentuar kundër ndërhyrjes së Gjykatës Ndërkombëtare Penale në çështjet që lidhen me zyrtarët amerikanë, duke theksuar se SHBA-të nuk janë pjesë e Statutit të Romës dhe nuk e njohin juridiksionin e saj.

Por Araghchi zgjodhi t’i përgjigjej duke rikujtuar se si përfundoi jeta e gjeneralit të cilit iu referua Rubio.

 

“Mos i përdorni ligjet kundër njerëzve me shpata”, tha një gjeneral romak, fushata e fundit e të cilit përfundoi me një disfatë shkatërruese, pavarësisht epërsisë së tij numerike. Ai u pre koka pasi u largua nga fusha e betejës”, shkroi ministri iranian.

Në fund të mesazhit, Araghchi citoi edhe filozofin George Santayana: “Ata që nuk e kujtojnë të kaluarën janë të dënuar ta përsërisin atë”.

Pompeu ishte një nga gjeneralët më të njohur të Romës së lashtë dhe kundërshtari kryesor i Jul Cezarit në luftën civile romake. Ai u mund nga forcat e Cezarit në Betejën e Farsalusit, në vitin 48 para Krishtit, pavarësisht epërsisë numerike të ushtrisë së tij. Pas humbjes, Pompeu u arratis drejt Egjiptit, ku u vra pak kohë më vonë. Pikërisht këtë episod historik Araghchi përdori për t’iu kundërpërgjigjur Rubios, duke e lidhur fatin e gjeneralit romak me paralajmërimin se fuqia ushtarake nuk është garanci për suksesin në një konflikt.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.