Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Elton Qyno rrëfen për dosjet e bandave të Durrësit dhe Tiranës: Si u lidhën vr*sjet e Klodian Saliut dhe Va... Qeveria miraton ndryshimet në prligjin për sigurinë kibernetike, gjoba deri në 10 milionë lekë Skandali i Nvidia-s, lidhjet e Alice Huang me rivalin kinez Huawei ngrenë dyshime të reja Artan Hoxha ngre pikëpyetje për dosjen e SPAK: Kush organizoi dhe ekzekutoi vrasjet e Vajdin Lamës dhe Arta... Surpriza e motit të premten, ja çfarë pritet të ndodhë me reshjet Negociatat për fundin e luftës, Zelensky pas takimit me të dërguarit amerikanë : Fati i Ukrainës nuk mund t... Investimet turistike në prona shtetërore, kush nuk zbaton kontratën rrezikon prishjen e objekteve me shpenz... Përdorimi i drogës problem serioz për 79% të shqiptarëve; 64% thonë se është rritur 5 vitet e fundit Tabela, çmimet e marketeve në Tiranë, deri në 50% më të shtrenjta se në rajon; rekord bulmeti E premte e zezë/ Efektet e datës 13 do të bien mbi këto 3 shenja të horoskopit “Qeverinë e merr Balluku”, Curri zbulon prapaskenat e Asamblesë së PS: Gogu ka 24 orë kohë Shkëlqen Shqipëria, kuqezinjtë kryesues fitojnë ndaj Finlandës
LIFESTYLE

Netflix sjell dokumentarin për Russell Brand, nga fama ndërkombëtare te përballja me drejtësinë

P
Piranjat13 November 2026, 08:50 · 3 min lexim
Netflix sjell dokumentarin për Russell Brand, nga fama

Jeta dhe karriera e Russell Brand do të jenë në qendër të një produksioni të ri dokumentar nga Netflix. Platforma ka bërë të ditur projektin me titull “Russell Brand: Open Secret”, i cili synon të pasqyrojë transformimin e komedianit britanik, nga një prej personazheve më të njohur të ekranit deri te skandalet dhe çështjet ligjore që kanë tronditur jetën e tij.

Dokumentari do të publikohet më 13 nëntor dhe do të sjellë një rrëfim mbi etapat më të rëndësishme të karrierës së Brand, duke përfshirë suksesin në komedi, famën televizive dhe zhvillimet që çuan në përballjen e tij me drejtësinë.

Projekti është realizuar nën regjinë e Olivia Isaacs, ndërsa produksioni i është besuar kompanisë 72 Films. Përmes materialeve të papublikuara më parë, pamjeve arkivore dhe dëshmive të personave që kanë njohuri për industrinë e argëtimit, filmi synon të rindërtojë historinë e tij. Një pjesë e rëndësishme do t’i kushtohet edhe punës hulumtuese të gazetarëve Rosamund Urwin dhe Charlotte Wace për “The Times” dhe “The Sunday Times”, shkruan “Daily Mail”.

Dalja e dokumentarit vjen në një moment veçanërisht të rëndësishëm për Brand, pas vendimit të Gjykatës së Kurorës në Southwark. Komediani u shpall fajtor për një akuzë përdhunimi dhe tri akuza për sulm seksual. Sipas raportimit, të hënën ai u dënua me 10 vjet e gjysmë burg.

Rasti ka rikthyer në diskutimin publik edhe përgjegjësinë e industrisë së argëtimit për mënyrën se si trajtohen sjelljet abuzive dhe akuzat ndaj personazheve me pushtet dhe ndikim.

Në këtë kuadër, Sekretarja britanike e Kulturës, Lisa Nandy, pritet të zhvillojë një takim me drejtues të televizioneve, ku në fokus do të jenë masat për parandalimin e abuzimit dhe ngacmimit ndaj grave dhe vajzave.

Ndërkohë, producenti televiziv Richard Osman ka ndarë edhe përvojën e tij lidhur me përshtypjen që kishte krijuar për Brand që në fillimet e karrierës së këtij të fundit. Osman tregoi se kishte krijuar një perceptim negativ për komedianin, edhe pse nuk kishte pasur asnjëherë bashkëpunim apo takim personal me të.

Ai rikujtoi gjithashtu punësimin e Brand nga kompania Endemol në vitin 2004, kur iu besua drejtimi i emisionit “Big Brother’s Eforum”, i cili më vonë mori emrin “Big Brother’s Big Mouth”.

Dokumentari pritet të sjellë një vështrim më të gjerë mbi karrierën e komedianit dhe ngjarjet që e çuan atë nga suksesi mediatik në një prej çështjeve më të diskutuara të kohëve të fundit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.