Mendonit se çantat prej sateni ishin vetëm për verën? Ja si t’i kombinoni në dimër
Këtë sezon, çantat prej sateni po rikthehen në qendër të vëmendjes, duke sjellë një dozë elegance, romantizmi dhe nostalgjie retro në garderobën dimërore

Këtë sezon, çantat prej sateni po rikthehen në qendër të vëmendjes, duke sjellë një dozë elegance, romantizmi dhe nostalgjie retro në garderobën dimërore. Pas disa sezonesh ku dominuan format minimaliste dhe materialet klasike, stilistët po i rikthehen teksturave të veçanta dhe detajeve që i japin më shumë karakter një veshjeje.
Me shkëlqimin e tyre dhe pamjen luksoze, çantat prej sateni janë një alternativë interesante ndaj modeleve tradicionale prej lëkure. Ato i japin gjallëri edhe kombinimeve më neutrale, ndërsa modelet elegante dhe çantat e dorës në nuanca të thella krijojnë një pamje që ndërthur sharmin e së kaluarës me tendencat moderne.
Por, ndryshe nga sa mund të mendohet, ky aksesor nuk rezervohet më vetëm për mbrëmjet elegante apo rastet e veçanta. Përkundrazi, çantat prej sateni mund të bëhen pjesë edhe e kombinimeve të përditshme. Mund t'i vishni me një triko të rehatshme dhe xhinse të gjera, me një pallto leshi apo edhe me një kostum me linja të pastra. Kontrasti mes materialeve të trasha dimërore dhe shkëlqimit delikat të satenit e bën kombinimin shumë më interesant.
Sa i përket modeleve, zgjedhjet janë të shumtar këtë sezon ka diçka për çdo stil.
Qoftë për një kafe në mëngjes, një ditë në zyrë apo një koktej në mbrëmje, çanta prej sateni është pikërisht ai detaj i papritur që mund t'i japë një tjetër pamje edhe kombinimit më të thjeshtë dimëror.
Lexo edhe
LIFESTYLE
Maran dërgon 4 lojtarë në tribunë, Hysaj i vetëm në krahun e djathtë

11 shenja që tregojnë se ndoshta po shmanget diçka e keqe në jetën tuaj

Horoskopi/ Kujdes me shëndetin dhe financat! Shmangni vendimet e nxituara

“Videoja më e mirë e UFO-ve”? Objekti misterioz filmohet pranë bazës amerikane 8 vite pas rastit të ngjashëm

“Mona Lisa e diamanteve rozë”/ Xhevahiri mahnitës që u shit me çmim marramendës prej miliona dollarësh

“11.11”, Dita e Beqarëve që u kthye në festën më të madhe të blerjeve në botë, si lindi tradita dhe pse e tejkaloi Black Friday

“Collision Course” pushton filmat e tjerë në Netflix, 17.2 milionë shikime në vetëm një javë

Flokët e dëmtuar pas dekolorimit, si t’i riktheni shkëlqimin dhe forcën me 3 hapa





