Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Nga Fatos Nano te Kastriot Islami dhe Elisa Spiropali, historia e përjashtimeve nga Partia Socialiste Iu hoq drejtimi i PS në Tiranë, Veliaj reagon për herë të parë pas Asamblesë U arratis gjatë funeralit të vëllait, arrestohet pas 7 muajsh shqiptari në Australi! Shqipëria luan sot me Bjellorusinë ndeshjen e fundit të Grupit C1, ku vendoset fituesi i grupit. Mesazhi i studentëve: Donte diktatura që të ikte, por Edi Rama nuk e linte Gjenden 3 automjete të vjedhura, policia: Do përdoreshin për ngjarje kriminale Ujësjellësi i Korçës “i krimbur” në borxhe, 29.5 milionë euro kredi pa asnjë këst të shlyer Lagështira kërcënon Amfiteatrin e Durrësit, nisin punimet restauruese Skandali i dopingut/ Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria nuk ia pranon Aksidentet rrugore/ Shqipëria me 25 viktima më shumë në 2025 Kthjellime dhe vranësira, njihuni me "surprizat" e motit për sot Horoskopi i së dielës! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat e zodiakut?
POLITIKE

Nga Fatos Nano te Kastriot Islami dhe Elisa Spiropali, historia e përjashtimeve nga Partia Socialiste

Elisa Spiropali u përjashtua ditën e djeshme nga forumet e PS së pas njoftimit të Sekretarit të Përgjithshëm të partisë, Blendi Klosi, por ajo nuk ishte e vetmja, pasi kjo parti ka një histori të gjatë përjashtimesh që nis me ish-kryeministrin Fatos Nano.

P
Piranjat15 November 2026, 11:42 · 3 min lexim
Nga Fatos Nano te Kastriot Islami dhe Elisa Spiropali, historia e

Në vite, vendimet për largimin nga grupi parlamentar apo strukturat drejtuese janë marrë për arsye të ndryshme, kryesisht në sfondin e përplasjeve politike dhe mosmarrëveshjeve brenda së majtës.

Një nga rastet e para të bujshme ishte ai i Fatos Nanos në vitin 2007. Asokohe, kryetari i PS-së, Edi Rama, u komunikoi gazetarëve se Nano nuk ishte më pjesë e projektit politik të Partisë Socialiste.

Po në vitin 2007, gjashtë deputetë socialistë, Paulin Sterkaj, Durim Lamaj, Durim Hushi, Bukurosh Stafa, Taulant Dedja dhe Hamit Kosta, u përjashtuan nga Grupi Parlamentar i PS-së, pas votës së tyre pro Bamir Topit për President të Republikës.

Katër vite më vonë, në vitin 2011, ishte radha e Kastriot Islamit për t’u përjashtuar nga Grupi Parlamentar socialist. Vendimi erdhi pas mosrespektimit të qëndrimit politik të partisë. Kjo periudhë u shoqërua me përplasje të forta brenda PS-së dhe me Lëvizjen për Mendim Ndryshe, ku bënin pjesë Ben Blushi, Arben Malaj, Andis Harasani dhe Marko Bello.

Në vitin 2015, Tom Doshi u përjashtua nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. Në vitin 2016, Koço Kokëdhima u shkarkua nga funksionet drejtuese në PS.

Në vitin 2017, një tjetër emër i rëndësishëm i socialistëve, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, u përjashtua nga Grupi Parlamentar dhe forumet e Partisë Socialiste.

Lista e largimeve dhe përjashtimeve vijoi edhe në vitet pasuese. Në vitin 2021, Dritan Leli u përjashtua nga Partia Socialiste, ndërsa ditën e djeshme vendimi përjashtues nga forumet e partisë u mor edhe ndaj Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës, vendim të cilin e komunikoi Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi pas Asamblesë së ditës së djeshme.

Historiku i plotë i përjashtimeve:

2007 – Fatos Nano përjashtohet nga PS, Edi Rama u komunikoi gazetarëve se në projektin politik të Partisë Socialiste, Fatos Nano nuk është më pjesë.

2007 – Përjashtohen gjashtë deputetë socialistë Paulin Sterkaj, Durim Lamaj, Durim Hushi, Bukurosh Stafa, Taulant Dedja dhe Hamit Kosta përjashtohen nga Grupi Parlamentar pas votës për Bamir Topin President.

2011 – Kastriot Islami përjashtohet nga Grupi Parlamentar. Vendimi merret pas mosrespektimit të qëndrimit politik të PS-së.

Ishte periudha e përplasjeve me Lëvizjen për Mendim Ndryshe, ku bënin pjesë Ben Blushi, Arben Malaj, Andis Harasani dhe Marko Bello.

2015 – Tom Doshi përjashtohet nga Grupi Parlamentar

2016 – Koço Kokëdhima shkarkohet nga funksionet drejtuese të PS

2017 – Saimir Tahiri përjashtohet nga Grupi Parlamentar dhe forumet

2021 – Dritan Leli përjashtohet nga Partia Socialiste

2026 – Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca përjashtohen nga forumet e PS./ TCH

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.