Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
U arratis gjatë funeralit të vëllait, arrestohet pas 7 muajsh shqiptari në Australi! Shqipëria luan sot me Bjellorusinë ndeshjen e fundit të Grupit C1, ku vendoset fituesi i grupit. Mesazhi i studentëve: Donte diktaturën që të ikte, por Edi Rama nuk e linte Vokshi në Bruksel: Kërkojmë mbështetje për qeveri kujdestare, me Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe të nders... Gjenden 3 automjete të vjedhura, policia: Do përdoreshin për ngjarje kriminale Ujësjellësi i Korçës “i krimbur” në borxhe, 29.5 milionë euro kredi pa asnjë këst të shlyer Lagështira kërcënon Amfiteatrin e Durrësit, nisin punimet restauruese Skandali i dopingut/ Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria nuk ia pranon Aksidentet rrugore/ Shqipëria me 25 viktima më shumë në 2025 Kthjellime dhe vranësira, njihuni me "surprizat" e motit për sot Horoskopi i së dielës! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat e zodiakut? Përplasje mes dy makinave në aksin Qukës–Prrenjas, një person në spital
AKTUALITET

U arratis gjatë funeralit të vëllait, arrestohet pas 7 muajsh shqiptari në Australi!

P
Piranjat15 November 2026, 11:27 · 1 min lexim
U arratis gjatë funeralit të vëllait, arrestohet pas 7 muajsh

Një shtetas shqiptar, i dyshuar për trafik droge, i cili ishte arratisur gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Melburn të Australisë, është arrestuar sërish në shtetin e Queensland. 

Orijol Rukaj, 47 vjeç, u arrestua të premten në Bamaga, pranë gadishullit Cape York. 

Rukaj, i cili mbahej në burg për akuza të rënda që lidhen me drogën, kishte marrë leje të posaçme për të marrë pjesë në funeralin e vëllait të tij, më 25 prill. Megjithatë, pavarësisht se ishte i prangosur dhe nën mbikëqyrjen e punonjësve të shërbimit korrektues, 47-vjeçari arriti të largohej pa u vënë re.   

Sipas dëshmitarëve, Rukaj kishte ndihmuar në mbajtjen e arkivolit të vëllait gjatë daljes nga varrezat. Më pas, ai dyshohet se përfitoi nga prania e rreth 300 personave në ceremoninë mortore për t’u larguar mes turmës. Hetuesit dyshojnë se ai mund të jetë larguar me një automjet tip Toyota LandCruiser të zi. Pas muajsh arratise, policia arrestoi 47-vjeçarin në Bamaga, pranë Cape York. 

Aktualisht, Rukaj ndodhet në paraburgim në Queensland.  

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.