“Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”, Marjana Koçeku kritikon Ramën: Sa ma parë dorëheqje, aq ma mirë

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e zhvilluar këtë të shtunë, ka marrë edhe reagimin e deputetes së pavarur Marjana Koçeku, e cila ka ironizuar mbledhjen dhe kryeministrin Edi Rama.
Përmes një postimi në Facebook, Koçeku ka komentuar zhvillimet gjatë Asamblesë, duke iu referuar ndryshimeve të qëndrimeve, duartrokitjeve dhe diskutimeve për përjashtimet nga partia.
Ajo ka vënë në pikëpyetje aftësinë e Partisë Socialiste për të drejtuar vendin, duke e mbyllur reagimin me një thirrje për dorëheqjen e kryeministrit.
“Dikush duartroket me zell, dikush hiç. Mandej hapet shfaqja, thotë ‘mbylli kamerat’, mandej ‘hapi kamerat’. Mandej thotë ‘ta përjashtojmë’, derisa dikush tjetër ‘ta rishqyrtojmë’. Nji parti që s’di çka thotë dhe s’kontrollon dot veten e vet, si mundet me drejtu nji shtet? Sa ma parë dorëheqje, aq ma mirë”, shkruan Koçeku në Facebook.
Lexo edhe
POLITIKE
Balluku “bën paqe” me Ramën: Jemi familje e madhe

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash nuk duhet të na shpërqendrojë nga objektivi i anëtarësimit në BE

Asambleja e PS/ Nesho: Një diktator që po i rrëshket pushteti

Spiropali thumbon Ballukun në Asamble: Na vijnë te dyert e familjeve kur flasim për “shefen"

"Pa mua jeni një m..." - Të pathënat e asamblesë së socialistëve, Rama lëshoi një sërë fyerjesh, deputetët ulën kokën

Pas marshimit në rrugët e Tiranës, studentët rikthehen para Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen

Asambleja i besoi drejtimin e PS-së në Tiranë, reagon Demo: Do të angazhohemi për organizimin e socialistëve

Braçe kundër përjashtimit të Spiropalit: Liria e mendimit është forca e partisë





