Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Misteri i Arkës së Noes në malin Ararat, studiuesit pretendojnë zbulimin e gjurmëve 4,300-vjeçare Prrenjasi prej gati 20 orësh në errësirë, defekti në linjën nëntokësore lë pa energji një pjesë të qytetit... Përmirësohet moti në Kukës, por ngricat përfshijnë Rrugën e Kombit, hidhet kripë në segmentet e prekura... Avionët ushtarakë rusë hyjnë në zonën e mbrojtjes ajrore të Koresë së Jugut, ngrihen në ajër avionët luftar... SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit, në shënjestër rrjeti i fshehtë bankar, Besant: Ekonomia po fundo... Trump rikthen dënimin me vdekaje për krimet më të rënda, paralajmëron përshpejtimin e ekzekutimeve federale... BB paralajmëron Shqipërinë për inceneratorët: Jo investime të reja pa transparencë dhe kontroll Të armatosur e me makinë të blinduar, arrestohen 4 persona në Tiranë, mes tyre 2 ushtarakë dhe 1 punonjës i... “Rindërtimi zvarritet në Bashkinë e Tiranës”, BIRN: 7 vjet pas tërmetit, dhjetëra banorë kanë ndërruar jetë... Çmimi i naftës bie nën 90 dollarë për fuçi, investitorët presin negociatat SHBA-Iran Fier, ndërron jetë në spital Jakup Hasani, nipi i Selami Hasanit, u plagos me tre plumba Aksident në aksin Elbasan-Peqin! 21-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin pranë Papërrit, viktima ende e pa...
BOTA

Një nga sekuestrimet më të mëdha në historinë e Londrës, zbulohen 893 kilogramë kokainë

Policia e Londrës ka sekuestruar 893 kilogramë kokainë të fshehur në arka me portokalle, duke shënuar një nga sekuestrimet më të mëdha të drogës në historinë e Policisë...

P
Piranjat24 November 2026, 09:14 · 4 min lexim
Një nga sekuestrimet më të mëdha në historinë e

Policia e Londrës ka sekuestruar 893 kilogramë kokainë të fshehur në arka me portokalle, duke shënuar një nga sekuestrimet më të mëdha të drogës në historinë e Policisë Metropolitane.

Si pjesë e një operacioni të gjerë policor, tetë persona u arrestuan nën dyshimin se janë pjesë e një grupi të krimit të organizuar, të akuzuar për kontrabandimin e lëndëve narkotike të Klasit A ​​në Mbretërinë e Bashkuar. Policia bëri të ditur se hetimet janë ende në vazhdim.

Arrestimet u kryen të dielën në mbrëmje në tregun “New Spitalfields” në Londër. Një sasi e madhe kokaine u gjet e fshehur brenda arkave prej kartoni që përmbanin portokalle.

Pesë burra, të moshave 27, 33, 41, 43 dhe 58 vjeç, u arrestuan nën dyshimin për komplot me qëllim shpërndarjen e drogave të Klasit A.

Pamjet video të publikuara nga policia tregojnë oficerët duke kontrolluar arka të mbushura me portokalle, nën të cilat gjetën pako të zeza të shënuara me simbolin e një tërfilleje me katër gjethe.

Fotografi të tjera tregojnë pako të lëndëve të dyshuara si drogë, të vendosura brenda pesë arkave bosh prej kartoni. Disa nga pakot mbanin numrin “1100”.

Tregu “New Spitalfields” – i cili u zhvendos në Leyton në vitin 1991 – është tregu më i madh me shumicë në Mbretërinë e Bashkuar, duke mbuluar një sipërfaqe prej rreth 13 hektarësh.

Një person i gjashtë, 44 vjeç, u arrestua pranë tregut; një zëdhënës i policisë deklaroi se në zotërim të tij u gjetën edhe 100 kilogramë të tjera drogë të Klasit A. Në një operacion të veçantë, policia kontrolloi një pronë në Cheshunt, Hertfordshire, ku u arrestua një 48-vjeçar nën dyshimin për të njëjtën vepër penale. Gjatë kontrollit u sekuestruan rreth 450,000 paund në para të gatshme.

Oficerët ndaluan gjithashtu një kamion pranë Maidstone, i cili më pas u dërgua në Dover për kontroll. Brenda mjetit u gjetën rreth 250 kilogramë kokainë e dyshuar dhe u arrestua drejtuesi 50-vjeçar i mjetit.

Të tetë personat e arrestuar ndodhen në paraburgim.

Mbikëqyrësja e hetimit (Detective Superintendent), Lindsey Billany, e cila drejton hetimet, deklaroi se ky është një nga sekuestrimet më të mëdha të drogës që ka regjistruar policia. “Sekuestrimi i këtyre lëndëve narkotike – vlera e të cilave do të arrinte në miliona paund – përbën një humbje të konsiderueshme për organizatën kriminale dhe është një nga sasitë më të mëdha që kemi hasur,” tha Billany.

Ajo shtoi se operacioni dëshmon vendosmërinë e policisë për të çmontuar rrjetet e kontrabandës së drogës – tregtia e të cilave nxit dhunën në rrugët e Londrës – dhe shërben si një paralajmërim për grupet e krimit të organizuar që përfshihen në importimin e drogave të Klasit A.

Image

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.