Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Përmirësohet moti në Kukës, por ngricat përfshijnë Rrugën e Kombit, hidhet kripë në segmentet e prekura... Avionët ushtarakë rusë hyjnë në zonën e mbrojtjes ajrore të Koresë së Jugut, ngrihen në ajër avionët luftar... SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit, në shënjestër rrjeti i fshehtë bankar, Besant: Ekonomia po fundo... Trump rikthen dënimin me vdekaje për krimet më të rënda, paralajmëron përshpejtimin e ekzekutimeve federale... BB paralajmëron Shqipërinë për inceneratorët: Jo investime të reja pa transparencë dhe kontroll Të armatosur e me makinë të blinduar, arrestohen 4 persona në Tiranë, mes tyre 2 ushtarakë dhe 1 punonjës i... “Rindërtimi zvarritet në Bashkinë e Tiranës”, BIRN: 7 vjet pas tërmetit, dhjetëra banorë kanë ndërruar jetë... Çmimi i naftës bie nën 90 dollarë për fuçi, investitorët presin negociatat SHBA-Iran Fier, ndërron jetë në spital Jakup Hasani, nipi i Selami Hasanit, u plagos me tre plumba Aksident në aksin Elbasan-Peqin! 21-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin pranë Papërrit, viktima ende e pa... Rikthehet dielli, por priten ngrica! Parashikimi i motit për sot Pas 23 vitesh në euro, apartamentet fillojnë të shiten në lekë, shtrenjtohen indirekt çmimet
AKTUALITET

Përmirësohet moti në Kukës, por ngricat përfshijnë Rrugën e Kombit, hidhet kripë në segmentet e prekura

Situata e motit në qarkun e Kukësit është përmirësuar, pasi reshjet e shiut kanë pushuar. Megjithatë, ulja e temperaturave ka sjellë ngrica në rrugë, ndërsa në zonat e larta malore janë regjistruar edhe reshje bore. Reshje të lehta bore, pa krijuar shtresë, janë shënuar gjatë mbrëmjes së djeshme edhe në zonën e Kalimashit, pranë tunelit […]

P
Piranjat24 November 2026, 08:48 · 1 min lexim
Përmirësohet moti në Kukës, por ngricat përfshijnë

Situata e motit në qarkun e Kukësit është përmirësuar, pasi reshjet e shiut kanë pushuar. Megjithatë, ulja e temperaturave ka sjellë ngrica në rrugë, ndërsa në zonat e larta malore janë regjistruar edhe reshje bore. Reshje të lehta bore, pa krijuar shtresë, janë shënuar gjatë mbrëmjes së djeshme edhe në zonën e Kalimashit, pranë tunelit të Kukësit.

Ndërkohë, gjatë orëve të mbrëmjes dhe mëngjesit, Rruga e Kombit ka qenë nën ndikimin e ngricave. Për të parandaluar rrëshqitjet dhe për të garantuar sigurinë e drejtuesve të automjeteve, kompania mirëmbajtëse ka ndërhyrë duke hedhur kripë në segmentet e prekura nga ngricat dhe reshjet e borës. Përdoruesit e rrugës këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit dhe të përdorin automjete të pajisura me goma dimërore.

Pavarësisht kushteve atmosferike, deri më tani qarkullimi në Rrugën e Kombit vijon normalisht dhe pa probleme. Gjithashtu, nuk janë raportuar problematika as në rrugët nacionale dhe bashkiake të qarkut të Kukësit.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.