Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Prrenjasi prej gati 20 orësh në errësirë, defekti në linjën nëntokësore lë pa energji një pjesë të qytetit... Përmirësohet moti në Kukës, por ngricat përfshijnë Rrugën e Kombit, hidhet kripë në segmentet e prekura... Avionët ushtarakë rusë hyjnë në zonën e mbrojtjes ajrore të Koresë së Jugut, ngrihen në ajër avionët luftar... SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit, në shënjestër rrjeti i fshehtë bankar, Besant: Ekonomia po fundo... Trump rikthen dënimin me vdekaje për krimet më të rënda, paralajmëron përshpejtimin e ekzekutimeve federale... BB paralajmëron Shqipërinë për inceneratorët: Jo investime të reja pa transparencë dhe kontroll Të armatosur e me makinë të blinduar, arrestohen 4 persona në Tiranë, mes tyre 2 ushtarakë dhe 1 punonjës i... “Rindërtimi zvarritet në Bashkinë e Tiranës”, BIRN: 7 vjet pas tërmetit, dhjetëra banorë kanë ndërruar jetë... Çmimi i naftës bie nën 90 dollarë për fuçi, investitorët presin negociatat SHBA-Iran Fier, ndërron jetë në spital Jakup Hasani, nipi i Selami Hasanit, u plagos me tre plumba Aksident në aksin Elbasan-Peqin! 21-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin pranë Papërrit, viktima ende e pa... Rikthehet dielli, por priten ngrica! Parashikimi i motit për sot
AKTUALITET

Prrenjasi prej gati 20 orësh në errësirë, defekti në linjën nëntokësore lë pa energji një pjesë të qytetit

Një defekt në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike ka lënë pa drita një pjesë të qytetit të Prrenjasit, prej gati 20 orësh.

P
Piranjat24 November 2026, 09:02 · 2 min lexim
Prrenjasi prej gati 20 orësh në errësirë, defekti në

Një defekt në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike ka lënë pa drita një pjesë të qytetit të Prrenjasit, prej gati 20 orësh.

Problemi është konstatuar mesditën e së hënës, rreth orës 12:00, ndërsa pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve të punës, furnizimi me energji elektrike nuk është rikthyer ende. Sipas OSHEE-së, defekti është shkaktuar në një linjë nëntokësore, çka ka vështirësuar identifikimin e pikës së dëmtuar. Për këtë arsye, është dashur kohë për lokalizimin e defektit dhe më pas për hapjen e gropës ku do të kryhen punimet e riparimit.

Për zgjidhjen e situatës janë angazhuar tre grupe pune, të cilat po punojnë për rikthimin e furnizimit me energji elektrike.

OSHEE ka njoftuar konsumatorët se energjia pritet të rikthehet përpara mesditës së sotme. Ndërkohë, ndërprerja e zgjatur ka shkaktuar probleme të konsiderueshme, veçanërisht për bizneset, por edhe për familjet që përdorin energjinë elektrike për ngrohje.

Situata është bërë edhe më problematike për banorët për shkak të temperaturave të ulëta, pasi gjatë natës së kaluar termometri në Prrenjas ka zbritur në vetëm 1 gradë Celsius. Banorët presin tashmë përfundimin e ndërhyrjes dhe rikthimin e energjisë elektrike pas afro 20 orësh ndërprerje.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.