Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Çfarë janë Chabad House? Qendrat fetare hebraike të shpërndara në mbi 100 vende të botës, pritet të shtohen... Albpetrol i jep vendburimin e Gorishtit një kompanie me zero të ardhura dhe 14.7 mln dollarë borxhe U kap me 23 kg kanabis në valixhe/ Shqiptari nga Kanadaja pretendon se ra pre e një kurthi në Rinas 116 urdhër-arreste dhe njoftim i kuq nga Interpoli, kapet në Greqi bosi i mafias turke, ekstradohet në Turq... Historia tronditëse e birësimeve të paligjshme në Kili/ U ndanë me forcë 41 vite më parë, nëna ribashkohet ... Shisnin drogë pranë shkollave në Laç, arrestohen dy persona, sekuestrohen kanabis dhe kokainë SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli “Keni frikë të dilni nga Kuvendi”, Ina Zhupa-deputetëve të mazhorancës në Komisionin e Kulturës: Jeni tmerr... Shpërthimi me tritol i makinës së punonjëses së Bashkisë në Elbasan, arrestohet një prej autorëve Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë Zbulohet shkelje në etiketim, Dogana e Tiranës bllokon 156 mijë produkte ushqimore dhe lodra Transportonin 4 shtetas kinezë drejt Greqisë kundrejt pagesës, arrestohet 19-vjeçari, në kërkim një tjetër...
BOTA

“Nuk duam fitore 93%”, Trump: SHBA-të nuk filluan një luftë me Iranin, ata kanë zhvilluar një luftë kundër nesh që nga viti 1979

P
Piranjat12 November 2026, 12:59 · 4 min lexim
“Nuk duam fitore 93%”, Trump: SHBA-të nuk filluan një

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk e nisën luftën me Iranin, por se Teherani ka qenë në konflikt me Uashingtonin që prej vitit 1979.

Gjatë një ceremonie për Ditën e Veteranëve, të mbajtur në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, Trump u shpreh se kjo përballje duhej të ishte zgjidhur shumë kohë më parë.

Duke folur në Amfiteatrin Memorial të varrezave, presidenti amerikan pretendoi se SHBA-të e kanë fituar luftën me Iranin, por theksoi se administrata e tij synon një fitore të plotë.

“Është vetëm çështje kohe se kur duam ta përfundojmë atë. Ne duam të sigurojmë një fitore të plotë, jo një fitore prej 93%”, deklaroi Trump.

Ai paralajmëroi se konflikti mund të përfundojë së shpejti, duke pretenduar se Irani do të ketë nevojë për rreth 25 vjet për të rindërtuar atë që është shkatërruar gjatë luftës.

“Do t’u duhen atyre 25 vjet për të rindërtuar atë që shkatërruam dhe shpresoj se nuk do të na duhet të shkatërrojmë më shumë nga ky vend”, u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Gjatë fjalimit të tij, Trump bëri gjithashtu një krahasim mes konflikteve të mëparshme ku janë përfshirë Shtetet e Bashkuara, si luftërat në Kore, Vietnam, Irak dhe Afganistan, dhe operacionit amerikan në Venezuelë, që sipas tij çoi në rrëzimin e presidentit Nicolas Maduro në janar.

Duke iu referuar kohëzgjatjes së këtyre konflikteve dhe numrit të viktimave, ai pretendoi se SHBA-të nuk kishin përfituar pothuajse asgjë prej tyre, ndërsa operacionin në Venezuelë e përshkroi si një sukses të jashtëzakonshëm, që sipas tij përfundoi brenda 48 minutash.

Trump u ndal edhe te përfitimet ekonomike që, sipas tij, Shtetet e Bashkuara do të kenë nga nafta dhe burimet e tjera të Venezuelës.

“Ne fitojmë miliarda e miliarda dollarë nga nafta dhe të gjitha llojet e tjera të mallrave. Do të jenë qindra miliarda. Askush nuk ka parë ndonjëherë diçka të tillë dhe ne tashmë e kemi mbuluar koston e luftës shumë, shumë herë”, deklaroi ai.

Në përfundim të fjalimit, presidenti amerikan foli edhe për projektin e ndërtimit të një harku triumfi, rreth 250 metra të lartë, mes Memorialit të Abraham Linkolnit dhe Varrezave Kombëtare të Arlingtonit. Sipas Trump, monumenti do të ndërtohet në nder të veteranëve dhe ushtrisë amerikane.

Megjithatë, projekti është kundërshtuar në gjykata, ndërsa kritikët argumentojnë se ndërtimi i tij mund të dëmtojë pamjen historike të kryeqytetit amerikan.

Trump nuk iu referua drejtpërdrejt zgjedhjeve të mesit të mandatit, por pranoi se administrata e tij do të përballet me disa pengesa, të cilat, sipas tij, do të kapërcehen.

“Ne po bëjmë gjëra që askush nuk i mendonte kurrë se ishin të mundshme dhe, po, do të përballemi me disa pengesa të vogla. Do t’i trajtojmë ato shumë mirë”, përfundoi presidenti amerikan.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.