Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Pelegrinazhi për 156 ushtarë serbë në Shkodër nxit reagime, Dom Nikë Ukgjini kundërshton vizitën Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë! Arrestohet ish-vjehrra e viktimës, në pranga edhe disa të afërm të tjerë t... Arrestohen edhe katër persona të tjerë për vrasjen e Arlinda Zekajt Përjashtimi i Elisa Spiropalit nga grupi i PS, flet Taulant Balla Prokuroria urdhëron arrestimin e biznesmenit serb Vladimir Mandic, anëtar i partisë së Vuçiç! Real Madrid përgatit kontratën e re për Bellingham, paga e anglezit pritet të arrijë në 25 milionë euro Atentati i dyfishtë në Fier, 4 armë në makinën e djegur, 3 me silenciator! Volvo u vodh në Suedi, autorët p... Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Dosja Balluku/ Caktohet data e seancës së parë paraprake në Gjykatën e Posaçme Vrasja e “Sul Çamit” dhe nipit tij në Fier, momenti kur autorët kalojnë me makinë para banesës Debat për integrimin në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi – maxhorancës: E trajtoni Parlamentin si partinë t... Gjyqi në GJKKO/ Veliaj: Nuk vij dot se kam këmbën e thyer, dua të operohem nga një mjek që dua unë
POLITIKE

Veliaj probleme me këmbën, Ndreca: S’e përcakton prokurori se kush mjek do e operojë, por familja

P
Piranjat24 November 2026, 13:33 · 2 min lexim
Veliaj probleme me këmbën, Ndreca: S’e përcakton prokurori

Avokati i Erion Veliaj, Plarent Ndreca në një dalje për mediat pas përfundimit të seancës në GJKKO, deklaroi se do të jetë familja ajo që do të vendosë për mjekun që do të kryejë operimin e klienti të tij.

Ai tha se nuk i takon prokurorisë që të caktojë mjekun, ndërsa shtoi se spitali Memorial i Fierit nuk i plotëson kushtet për të kryer operacionin.

"Gjykata tha se duhet të merret një vendim nga Burgjet, të cilin më pas mund ta ankimojmë. Do t’u kërkojmë të shprehen me vendim. Urojmë të mos jetë sekret shtetëror dhe, nëse kemi mundësi ta ankimojmë, do ta ankimojmë. Unë thashë se nuk kemi problem me strukturën spitalore. Ne duam që të ndiqet nga mjeku i zgjedhur nga familja. Nëse doktori na thotë se mund të bëhet atje, e bëjmë edhe te Memoriali, por teknikisht është e pamundur. Ai ushtron profesionin ose te Trauma, ose në një spital privat. Sipas gjykatës, zgjidhjen duhet ta japë Drejtoria e Burgjeve. Mund të shkaktojë pasoja. Për këtë arsye, kemi kërkuar të ndërhyhet menjëherë. Jemi në këto kushte për shkak të vendimmarrjes së Burgjeve”,, u shpreh Ndreca.

Gjykata e Posaçme nuk ka pranuar që të shqyrtojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në lidhje me operacionin. I pari i Tiranës refuzoi që ndërhyrjen kirurgjikale për këmbën e thyer ta kryejë në spitalin Memorial të Fierit duke kërkuar një mjek që ta zgjedhë familja e tij. GJKKO thotë se kërkesa e Veliajt nuk ka bazë ligjore për tu shqyrtuar nga kjo gjykatë dhe se kompetente është drejtoria e Burgjeve.

Ndërkohë, ndonëse mbrojtja e Veliajt kishte kërkuar shtyrjen e seancës, trupi gjykues vendosi vijimin, ndërsa e radhës u la më 15 dhjetor. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.