
Studentët vijojnë protestën e tyre, ndërsa përmes pankartave kanë përcjellë mesazhe të forta kundër akuzave për ndikime të huaja dhe largimit të të rinjve nga vendi.
“Nuk na solli Rusia, nuk na solli Greqia, nuk na solli Veliaj, nuk na solli Partia, na thirri Shqipëria”, shkruhet në një prej pankartave të mbajtura nga protestuesit.
Me këtë mesazh, të rinjtë kundërshtojnë pretendimet se lëvizja e tyre nxitet nga faktorë të jashtëm apo interesa politike, duke theksuar se protesta buron nga shqetësimet dhe kërkesat e tyre.
Një tjetër pankartë përcjell shqetësimin për emigrimin e të rinjve: “Diploma nuk është biletë emigrimi”, ndërsa studentët vijojnë t’u bëjnë thirrje kolegëve të tyre të bojkotojnë mësimin dhe t’i bashkohen protestës.
Përmes këtyre mesazheve, studentët kërkojnë që zëri i tyre të dëgjohet dhe që e ardhmja e të rinjve të mos lidhet me largimin nga Shqipëria.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
3 November10:47
Reformat e vonuara, bllokohen 228 mln euro nga Plani i Rritjes se BE
Shqipëria nuk ka arritur të përfitojë në kohë fondet e parashikuara nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian, për shkak t&eu...
POLITIKE
3 November10:01
“Drejtësia në dorën e Ramës”/ Teliti: Miliardat vidhen sheshit, hetohen vetëm qytetarët e thjeshtë!
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka akuzuar organet e drejtësisë se përqendrojnë vëmend...
POLITIKE
3 November08:37
Kryeministri injoron akuzat e Veliajt dhe nis ditën me ftesat banale për dialog
Pavarësisht stuhisë politike dhe akuzave tepër të rënda të lëshuara nga Erion Veliaj përmes letrës së tij nga...
POLITIKE
3 November08:20
Reforma territoriale parashikon 46 bashki, por projektbuxheti 2027 financon ende 61 njësi vendore me 48.2 miliardë lekë
Qeveria ka hartuar projektbuxhetin e pushtetit vendor për vitin 2027 mbi ndarjen e vjetër administrativo-territoriale me 61 bashki, ndonëse Kuve...
POLITIKE
2 November23:26
Plarent Ndreca: Ka dëshmitarë kur emri i Arbër Hajdarit i është kërkuar Veliajt si pasues i tij
Plarent Ndreca, avokati i Erion Veliaj, i qëndron pretendimeve të kryebashkiakut të Tiranës, se ministri i Drejtësisë Toni Gogu, n...
POLITIKE
2 November23:10
“Ndreca bisedë deri në ofendime me Ramën”, Artan Hoxha zbulon telefonatën me avokatin e Veliajt: Janë para togës së pushkatimit
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin Prime zbuloi një bisedë që ka zhvilluar me avokatin e Erion Veliajt, Plarent Ndrecaj.
Hoxha u shpr...
POLITIKE
2 November22:58
Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
POLITIKE
2 November22:38
Këlliçi: Shantazhi i kryeministrit e ka origjinën te dekreti i Begajt. Dy banda brenda PS po përplasen fort
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin Prime News24 foli për konfliktin e ashpër brenda Partisë Socialiste.K...
POLITIKE
2 November22:18
Vangjeli: Rama dhe Veliaj janë kthyer në Kain dhe Abel, brenda PS ka nisur një front i ri lufte
Gazetari Lorenc Vangjeli, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka komentuar përplasjen mes kryeministrit Edi Rama ...
POLITIKE
2 November22:03
Veliaj e përmendi si të përzgjedhurin e Ramës për Bashkinë e Tiranës, reagon Arbër Hajdari
Arbër Hajdari ka reaguar pas përmendjes së emrit të tij nga Erion Veliaj, i cili e cilësoi si një prej personave të përz...